VIDEO/ E kërkonte SPAK, RENEA arreston krahun e djathtë të Eljon Hatos, mikun e Martinajt! Në 2021 u përfshi në një tjetër atentat (EMRI)

Arrestohet një nga personat e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza’ në kuadër të të cilit në korrik 2023 u arrestua dhe Pëllumb Gjoka, biznesmeni i kazinove, ish-kreu i Operacionales, Oltion Bistri, prokurori i Kukësit dhe disa anëtarë të bandës së Bajreve.

Policia e cilëson 32 vjeçarin Shkëlzen Xhenja person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore dhe për prangosjen e tij në banesën ku fshihej, në fshatin Kuç të Shkodrës mbrëmjen e 8 shkurtit 2024 krah forcave të policisë së Shkodrës shkuan dhe forcat speciale RENEA nga Tirana. Ndërkohë SPAK e akuzon në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.  Sipas SPAK konsiderohet si mik i Eljon Hatos dhe Ervis Martinajt.

32-vjeçari, shtetas me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, për shkak të akuzave/dënimeve për një shumëllojshmëri veprash penale. Konkretisht, i akuzuar nga SPAK-u, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, i shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi në vitin 2021, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, qëlloi me armë zjarri, shtetasit T. P. dhe K. M., si dhe i dënuar me 2 vjet burgim, nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, informoi sot policia.

Precedentët penalë të Shkëlzen Xhenjës
•i kërkuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”
•qëlloi me armë zjarri 2 shtetas, në Shkodër, në vitin 2021
•futi sende të kundërligjshme në IEVP Shënkoll.

Më 16 janar 2024 RENEA ndërmori një operacion për arrestimin e Eljon Hatos duke kontrolluar banesën ku dyshohej se ishte fshehur në Grudë por Hato arriti t'i shpëtonte policisë.

Operacioni u  Historiku”.
Në dosjen voluminoze “Metamorfoza” janë në kërkim 8 persona, në mesin e të cilëve edhe bosi i lojërave të fatit, Ervis Martinaj, fati i të cilit është i mbuluar akoma me mister edhe pa 1 viti e gjysmë zhdukje

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:00
Në grup me Pëllumbi Gjokën, Emrat, kush janë të arrestuar e në kërkim në kuadër të operacionit 'Metamorfoza'

Në opeacionin e ndërmarrë në kuadër të operacionit "Metamorfoza" në korrik të 2023 SPAK kishte firmosur 15 urdhërarreste por vetëm disa u ekzekutuan ndërsa vijon kërkimi për të tjerët.

Dje (8 shkurt) RENEA arrestoi Shkëlzen Xhenjën, i akuzuar nga SPAK-u, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

-Shkëlzen Xhenja - krahu i djathtë i Eljo Hatos i arrestuar më 8 shkurt 2024 
-Oltion Bistri- Specialisti i Drejtorisë së Krimeve në Volum - u arrestua në korrik 2023 
-Xhevahir Lita- Prokuror i qarkut Kukës - u arrestua në korrik 2023 
-Astmer Bilali- Anëtar i bandës së Bajrave dhe ish boksier i Vllazënisë - u arrestua në korrik 2023 
 -Ardit Hasanbenga-  Ish Shefi i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat - u arrestua në korrik 2023 
-Pëllumb Gjoka- Njihet si biznesmen i kazinove - u arrestua në korrik 2023 
-Edmond Preka- Shoqërues i biznesmenit, Pëllumb Gjoka - u arrestua në korrik 2023 
-Behar Bajri - akuzohet për vrasje me pagesë i arrestuar në Francë. U ekstradua në 16 nëntor 2023

Ndër personat e shpallur në kërkim në kuadër të këtij opeacioni 
-Denis Bajri Brahovic
-Klaudio Haka
-Prek Kodra
-Aleks Ndreka
-Arsat Bashli
-Bardhyl Marvraj
- Elion Hato
Ora 13:47
U arrestua sot/ Kush është Shkëlzen Xhenje, atentati në 2021 dhe 'hakmarrja' që u pasua me vrasjen e kushëririt vetëm 19 vjeç, Erjon Xhenje

 

1663864523_1663567904Screenshot4.jpg

Foto: Erjon Xhenje i vrarë më 19 shator 2022

Shkëlzen Xhenje i arrestuar mbrëmjen e 8 shkurtit 2024 në Shkodër, ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se është një nga autorët e atentatit të mbetur në tentativë ndaj Taulant Pepës dhe K. M., 46 vjeç të ndodhur më 22 shkurt 2021. Këta të dy kanë qenë në makinë që drejtohej nga Pepa kur në lagjen "Skënderbeg" të Shkodrës, në afërsi të një pike karburanti kur kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë drejt tyre. Për këtë ngjarje u shpall në kërkim kërkim Eljon (Esmeraldo) Hato, 31 vjeç, Sehar Xhenja, 24 vjeç dhe Shkelzen Xhenja, 29-vjeç.

Disa muaj më pas më 19 shtator 2022 ekzekutohet kushëriri i tij 19 vjeçar. Erjon Xhenje ishte djali i xhaxhait të 19-vjeçarit, Sehar Xhenje, i cili është në kërkim për tentativë vrasjeje pasi qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin po lëvizte Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021. 19 vjeçari ishte duke pirë kafe, ndërsa u qëllua me breshëri plumbash nga autorët që po lëviznin me motoçikletë duke e lënë të vdekur në vend. Në atë kohë babai i deklaroi policisë se djali i tij ishte i pafajshëm dhe se në fisin e tyre probleme kanë vetëm nipërit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kirasi: 09/02/2024 14:31

    Ket tit bilali e bani kshu . Gjujti ate grun te shkolla muziks per lek , ka vu dhe disa gjoba e ka ba disa grabitje. Vrau dhe cekorjen tesh ne fund se i dha urdhen asmeri

    Përgjigju
    • O LICI: 09/02/2024 15:11

      Ti çove dam tan Kirasin mor burr po cfar lesh Titit

    • Medi: 09/02/2024 15:10

      Mir muhamed si t thush ti, shko futja i sy gjum tesh

    • per ty ma kurv: 09/02/2024 15:07

      pse rrin e flet kot ma kurv kanalesh a te msoj tata ça me fol te qisha deknat ne vorr ty e tats ça spijunut ne spak ket her o fis spijujsh dekna çima

  • Shenkolli: 09/02/2024 12:45

    Po pse mor mafie

    Përgjigju
  • Kuku: 09/02/2024 12:11

    Kuku per ju hahahahahahahha

    Përgjigju
  • Pnp: 09/02/2024 11:33

    Djal barbon apo zar i Asmer Bilalit, se shpejti edhe Haton ! Bravo Policia e Shtetit !

    Përgjigju
    • O Muhamut: 10/02/2024 11:24

      Ma vlere kane qejt e Hatos se ti mor bq mashkull se burre nuk je Spiju burgut

    • Shkoder: 09/02/2024 17:37

      Sa zor i dhe vedit me shkru letrarshme mar robqm.edhe at qe banen qe jau banen qejve kajn me e la pa merak. Sa per listen jau q* prej te ma i madhi te ma i vogli.

    • @Shkoder: 09/02/2024 16:33

      Do e kapin si nje lepur, ne mos te gjalle do ja bejne si qenerve qe kishte ne shtepi. I ka ardhur ora dhe mr mire policia sesa ata te tjeret qe e kane liste. Beji te fala dhe thuji mos ti mbushi shume hundet.

    • Shkoder: 09/02/2024 13:02

      Haton as ne andrrat e tuja ma tbukra se shef tkapun

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni