“Ne jemi Vllaznia … dhe nuk jemi dele. Askush nuk mundet të tallet me Vllazninë, me Shkodrën, me qytetin,”-thotë presidenti i klubit shkodran Alban Xhaferi.
Këto fjalë të presidentit të Vllaznisë erdhën pas një mbledhje të hapur të mbajtur në stadiumin ‘Loro Boriçi’, me të gjithë aktorët e klubit shkodran, përfshirë edhe tifozët. Mbledhja vjen pas ndeshjes të mbushur me shumë tension Elbasani-Vllaznia e përfunduar me shifrat 1-1 dhe ku sipas FSHF-së presidenti Alban Xhaferi ka goditur dhe dhunuar Ergys Spahiunl, asistentin e arbitrit kryesor. Kjo për shkak të episodeve të lojës ku Vllaznisë iu mohuan dy gola në minutat e fundit me VAR.
“Pjesa e arbitrimit është bërë një gangrenë,”-shprehet Xhaferi.
Xhaferi thotë se luftën e ka me sistemin dhe po reagon që situata të mos degradojë edhe më shumë.
“Të kenë një rol më vendimmarrës klubet. Të ketë një përfaqësi në Ligën Profesioniste, ku unë kam bërë një propozim konkret, që në bashkëpunim me federatën të krijohet një sistem mbikëqyrës me arbitrimin. Mendoj se është çështja më sensitive në këtë moment në futbollin shqiptar,"-u shpreh presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi.
Edhe tifozët e klubit të Vllaznisë mendojnë se në vite shkodranëve u është ngrënë haku nga arbitrat.
“Kemi marrë një zhgënjim të jashtëzakonshëm nga arbitrimi. Kjo është një vazhdë edhe e sezoneve të tjera që ekipi e ka vuajtur dhe e ka përjetuar edhe sezone të tjera,”-u shpreh një tifoz i cili ishte në mbledhje.
Me anë të një reagimi Federata Shqiptare e Futbollit dënoi dhunën e ndodhur në ‘Elbasan Arena’ dhe bën fakt goditjen e arbitrit Spahiu nga presidenti i Vllaznisë. Ajo thotë se është kaluar një limit si goditja e arbitrit sidomos nga ata që duhet të mbrojnë lojën. Në reagimin e saj FSHF lë të kuptohet se do të ketë një dënim të rëndë për Alban Xhaferin.
-
Nje denim per kete spudhjak president do ishte mrekulli se ky eshte vetem njeri nga keta halabak president qe na marrin fytyren ne Arenen nderkombetare turp ne qa gjendje ka renê vllaznija ne vend qe te kerkoj falje nxit tifozat per urretje keta duhen hequr sa me parë turp, legen qa ti them ma .
Përgjigju











Komente
Komento