Për Sumeja Zumberin u bë realitet një ëndërr e kahershme, në moshën 18-vjeçare ajo hapi kafenenë e saj. Por pronarja e re ka tërhequr vëmendjen me konceptin e saj të pazakontë: burrat nuk lejohen në lokalin e saj.
“Baresha” në Bremen është e para e këtij lloji në qytet. Ndodhet në lagjen Gröpelingen, ku, sipas autoriteteve, më shumë se 60 përqind e banorëve kanë një prejardhje migrante.
Sumeja Zumberi ideja e këtij biznesi lindi për shkak se kafenetë në zonë ishin të mbipopulluara me burra. Që kur u hap gjashtë javë më parë, ka pasur një diskutim të nxehtë në lidhje me të në internet, por ajo nuk është e shqetësuar.
“Jam e sigurt që gratë ndihen më rehat këtu se kudo tjetër.Sidomos ato që kanë pasur tashmë përvoja të këqija dhe nënat që ushqejnë fëmijët me gji ose që vijnë me fëmijë këtu. Burrat lejohen të blejnë një akullore në banak, por nuk lejohen të qëndrojnë”, tha Sumeja Zumberi për BILD.
Për menaxhimin e biznesit të saj, mbështetetja më e madhe vjen nga familja, e cila prej 30 vitesh jeton në Gjermani.
“Ne jemi shqiptarë nga Kosova. Për financat dhe sigurimet kujdeset babai i saj, ndërsa në restorant ndihmon nëna", shprehet ajo.
Salloni i kafeve dhe akulloreve ka një hapësirë për rreth 30 gra. Fillimi ka qenë i mbarë.
“Kam marrë vetëm reagime pozitive nga të gjithë deri më tani", shton ajo.
Një kliente, që vjen shpesh me shoqet ose motrat e saj, shpjegon: “Ndihem më mirë këtu, më rehat, e patrazuar”./BILD
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
19 Dhjetor, 08:16
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
59.7%
-
Jo
19%
-
Duhet më shumë
21.3%
Vota total: 5050
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermani/ Tragjedi në Magdeburg, makina përplas turmën në Tregun e Krishtlindjeve, 2 të vdekur e 68 të plagosur! Kapet autori! S'ka shqiptarë të lënduar (VIDEO)
20 Dhjetor, 20:49
-
Zgjedhjet në Gjermani/ Elon Musk shpreh hapur mbështetjen për AfD-në, partinë e ekstremit të djathtë
20 Dhjetor, 16:49
-
Arrestimi në Gjermani, Florian Marku në pritje të ekstradimit drejt Greqisë! Priten 6 muaj burg
19 Dhjetor, 12:47
-
Arrestohet në Gjermani Florian Marku, boksieri shqiptar 'hesape' me drejtësinë greke
18 Dhjetor, 22:10
-
Media gjermane pranon se artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara dhe i tërheq mbrapsht
17 Dhjetor, 21:04
-
Gjermania që ne njihnim është zhdukur
17 Dhjetor, 20:53
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor, 15:10
-
Nderohet Franz Beckenbauer, Superkupa e Gjermanisë merr emrin e tij
16 Dhjetor, 22:15
-
Scholz humbet votëbesimin, Gjermania shkon në zgjedhje të parakohshme
16 Dhjetor, 16:51
-
Skandal me futbollistin e Dortmund, babai i tij zbulon moshën reale: Mora certifikatë false
15 Dhjetor, 21:00
-
Kostot e banimit po varfërojnë gjermanët
15 Dhjetor, 10:39
-
Scholz kërkon votëbesim, Gjermania drejt zgjedhjeve të parakohshme
11 Dhjetor, 18:28
Pastaj thone duam te drejta te barabarta, ja se ca ndodh po te ken diçka ne dore. Prite kur te nxjerrin tabelen jasht lokalit.. qente dhe burrat nuk lejohen te hyne brenda...
PërgjigjuMyslymanestane bota ecen para keta me fe mbrapa...
Përgjigju