TIRANË- Nga janari 2025, qeveria do të nisë punën për mbylljen e TikTok për një periudhë 1-vjeçare. Pra, platforma TikTok nuk do jetë e aksesueshme në territorin e Shqipërisë nga asnjë moshë. Kjo lëvizje e qeverisë erdhi pas tragjedisë së vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës 'Fan Noli', që sipas qeverisë zanafilla e dhunës dhe bullizmit mes të miturve nisi në rrjetin social TikTok.
Kryeministri Edi Rama shpjegoi se do duhet një fazë kohore 6-8 javë për mbylljen totale të TikTok, vit që përkon edhe me zgjedhjet parlamentare. Më pas, ky vendim do të rishikohet në bazë të politikave që do ndjekin vendet e tjera, reagimin e vetë kompanisë kineze TikTok, por edhe se çfarë filtrash mund të aplikohen për kufizime.
"Është rrugaçi i lagjes që ne kemi frikë që fëmija të shoqërohet me të kur del nga shtëpia. TikTok do ta mbyllim për një vit. Kemi bërë hulumtime dhe do të na duhen 6-8 javë duke filluar nga fillimi i janarit dhe për 1 vit plotësisht për të gjithë. TikTok në republikën e Shqipërisë nuk do ketë. Gjatë atij viti do shohim si do veprojnë vendet, çfarë do nxjerrë teknologjia për filtra, si do reagojë vetë TikTok", tha Rama në takimin e fundit përmbyllës të konsultimit publik.
'Rugaç i lagjes që po merr peng fëmijët e quajti Rama', platformën e TikTok. Kryeministri tha se promovon vetëm dhunë, krime e llum, në ndryshim të përmbajtjeve që shfaqen në Kinë, vendi mëmë i kompanisë.
"TikTok është kompani që i ka rrënjët në Kinë, por po të shikosh Tik-Tok në Kinë dhe jashtë Kinës janë dy gjëra të ndryshme. Në Kinë promovon se si ruhet natyra. Rrugaçëri, perversiteti, dhunë, bullizëm, krim, thika, nuk sheh në TikTok e kinës, në TikTok jashtë kinës vetëm llum dhe qenëri, çfarë na duhet ne kjo", tha Rama.
Një përgjigje i dha dhe opozitës, që pas ngjarjes në shkollën Fan Noli, kërkuan dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.
"Ministrja ka jo vetëm gjithë mbështetjen time, por kam bindjen se ashtu sikurse ka luajtur një rol në transformimin e sistemit shëndetësor, do të luaj një rol që do jemi falënderues edhe në transformimin e sistemit arsimor", vijoi Rama.
Në fokus të qeverisë do të jenë edhe të miturit që kryejnë vepra penale, kategori për të cilën Rama paralajmëroi ngritjen e një instituti të posaçëm rehabilitimi, për të cilin Report Tv mëson se do të ndërtohet në Mëzez.
Po ashtu, Rama paralajmëroi se nuk do të jepen më leje ndërtimi për pallate e resorte nëse nuk parashikojnë hapësira për fëmijët. Taksa e strehimit social që u vilet ndërtuesve, do të rishikohet me qëllim që një pjesë të shkojë për ndërtimin e shkollave, kopshteve apo çerdhet.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ndërsa prezantoi planin e ri të veprimit për sigurinë në shkolla dha shifrat duke thënë se në total janë realizuar 1300 konsultime me pjesëmarrjen e 65 mijë prindërve në të gjithë shkollat e vendit. 90% e prindërve janë pro kufizimit ose mbylljes së TikTok, 80% e prindërve kërkojnë fuqizimin e masave, mbi 57% pranojnë se ekspozimi ndaj rrjeteve u sjell fëmijëve edhe sjellje të papërshtatshme dhe ndikon në shëndetin mendor.
Nga një takim ku njoftoi mbylljen e TikTok për një vit në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ironizoi edhe deputetin opozitar Agron Shehaj, i cili në seancën plenare të së enjtes bllokoi për 4 orë foltoren duke kërkuar interpelancë me Belinda Ballukun.
Pa e përmendur me emër, Rama tha se nuk kanë çfarë i bëjnë një deputeti që pengon me trup të tjerët të flasin, duke theksuar se modele të tilla dhune i ndjekin edhe fëmijët.
S’kemi ca i bëjmë deputeti që del te foltorja dhe i pengon me trup të tjerët të flasim. Por ku kjo dhe shumë të tjera si këto marrin rrugët e Facebook, TikTok e të tjera dhe kur u shfaqen fëmijëve tanë, se në TikTok nuk del plani i ri i veprimit. Në TikTok nga kjo ngjarje mund të dalë vetëm nëse unë bie nga shkallët atje. Dhe kur fëmijët tanë, adoleshentë shikojnë një trim, apo një tufë me trima që nuk lënë të tjerët të falsin, atyre u pëlqejnë më shumë këta trima dhe duan t’i kopjojnë kur del mësuesi atje para ose kur një shok i klasës e ka seriozisht që do të japë mësimin apo provimin. Ky është efekti i gjithë kësaj, se TikTok në fund të fundit promovon çfarë gjen nëpër rrugët e politikës dhe mediave tona. Këtyre ne nuk kemi çfarë t’iu bëjmë, por ne mund të bëjmë shumë brenda për brenda hapësirës ku mësuesi prindi dhe fëmija janë bashkë.
Nuk do jepen më leje për ndërtime për pallate dhe resorte nëse nuk parashikojnë hapësirë për fëmijët. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Rama, ndërsa tha se do rishikohet edhe taksa e strehimit social, ku do ketë një shumë që do shkojë për fëmijët për ndërtim shkollash apo çerdhesh.
"Ata që ndërtojnë pallate, resorte, nuk do të ketë leje nëse nuk parashikohet aty një hapësirë për fëmijët. Do të rishikojmë taksën e strehimit social, për të futur komponentin e fëmijëve. Nga çdo ndërtim në Tiranë dhe në Shqipëri duhet të dalë një shumë që do të shkojë për fëmijët, për një shkollë, për një çerdhe", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, nga takimi me mësues e prindër, ditën e sotme ai tha se së shpejti do të ndërtohet instituti i fëmijëve në konklikt me ligjin.
Rama theksoi se tashmë ka nisur programi i fermës në shkollës, në mënyrë që fëmijët të kuptojnë që domatja s'bëhet në TikTok.
'Problem sot nuk janë fëmijët tanë, jemi ne shoqëria jonë, janë TikTok dhe të gjithë tok tokët që na i mbajnë peng fëmijët, njësoj si rrugaçi i lagjes që është personazhi më tërheqës, ai nuk është i pari i klasës, por ai që të mëson si të ikësh nga mësimi si të bësh qejf, ja thika dhe ja kjo ja ajo. Ky është Tik Toku, do ta përzëmë për një vit pastaj të shohim. Do ta kthejmë në një vit pune dhe financimi që cdo ministri dhe institucion në Shqipëri duhet të ketë programin e vet për fëmijët. Ne jemi duke ndërtuar në spitalin pediatrik një program për të çuar shkollën tek fëmijët dhe fëmijët të kenë mundësi që të bëjnë edhe shkollë me një program të lehtësuar që është një model që e kemi marr nga Izraeli.
Ne jemi në proces për të ndërtuar institucionin e fëmijëve në konflikt me ligjin që është një model europian për ata fëmijë që kanë kryer një vepër që s’mund të cohën në burg, sepse aty dalin më problematik sesa hyjnë dhe së shpejti do të lancojmë fillimin e ndërtimit për të. Ashtu si programi i fermës në shkollës që e kemi nisur. Është program i Ministrisë së Bujqësisë dhe i Ministrisë së Arsimit dhe një program i prodhimit dhe i shitjes së atyre produkteve që fëmijët të kuptojnë se domatja nuk prodhohet në TikTok dhe që marrëdhëniet s’janë ato të TikTok, por ato të jetës reale. Ne duhet që ti lidhim fëmijët me jetën reale', tha ai.
Kryeministri Edi Rama njoftoi se TikTok do të mbyllet për një vit në Shqipëri. Në fjalën e tij, Rama e krahasoi platformën me "rrugaçin e lagjes" dhe theksoi se përmbajtja që ofrohet jashtë Kinës është e papranueshme.
"Është rrugaçi i lagjes që ne kemi frikë që fëmija të shoqërohet me të kur del nga shtëpia. TikTok do ta mbyllim për një vit. Kemi bërë hulumtime dhe do të na duhen 6-8 javë duke filluar nga fillimi i janarit dhe për 1 vit plotësisht për të gjithë. TikTok në republikën e Shqipërisë nuk do ketë. Gjatë atij viti do shohim si do veprojnë vendet, çfarë do nxjerrë teknologjia për filtra, si do reagojë vetë TikTok. TikTok është kompani që i ka rrënjët në Kinë, por po të shikosh Tik-Tok në Kinë dhe jashtë Kinës janë dy gjëra të ndryshme. Në kinë promovon se si ruhet natyra. Rrugaçëri, perversiteti, dhunë, bullizëm, krim, thika, nuk sheh në TikTok e kinës, në TikTok jashtë kinës vetëm llum dhe qenëri, çfarë na duhet në kjo", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur thirrjeve të opozitës dhe shoqërisë civile që kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu. Rama i cilësoi akuzat si përpjekje për përfitime absurde nga një ngjarje e dhimbshme dhe shprehu mbështetjen për ministren, duke thënë se do transformojë sistemin arsimor.
Dua të shpreh publikisht, edhe si përgjigje për ata që deshën edhe njëherë të nxjerrin përfitime absurde nga tragjedia e një familjeje dhe humbja e një jete, duke drejtuar gishtin e akuzave dhe duke kërkuar përgjegjësi personale nga ministrja e arsimit. Ministrja ka jo vetëm gjithë mbështetjen time, por kam bindjen se ashtu sikurse ka luajtur një rol në transformimin e sistemit shëndetësor, do të luaj një rol që do jemi falënderues edhe në transformimin e sistemit arsimor.
Nga takimi me prindërit dhe mësuesit për planin e ri të masave për sigurinë në shkolla ku përfshihet edhe bllokimi i Tiktok, kryeministri Edi Rama tha se tragjedia e Martin Canit u bë shkak që të vihej në lëvizje një shoqëri e tërë. Një përgjigje e ka edhe për opozitën, që e akuzon se e përdori ngjarjen.
“Faleminderit që në një paradite pushimi jeni të gjithë këtu, anëtarë dhe përfaqësues të këshillit të prindërve, drejtues dhe mësues shkollash, përfaqësues të institucioneve, në një takim që sintetizon të gjithë procesin e këshillit në të gjithë territorin e Shqipërisë, prej ku doli dhe plani i ri i veprimit, për fuqizimin e mekanizmave të sigurimit në shkollë. U bë shkak një tragjedi që të vihej në lëvizje një shoqëri e tërë dhe një tërësi komunitetesh shkollore dhe prindërore dhe të gjithë territorin e Shqipërisë dhe nga ana tjetër të vihej në lëvizje e njëjta fuqi lëvizje e vetshoqërisë, e përfaqësuar dhe mishëruar në Parlamentin e Shqipërisë dhe në media. Si gjithnjë, qasja ndaj një ngjarje ka sjellje të ndryshme. Si gjithnjë, në një qasje ndaj një ngjarje ka një farsë, ka dhe një marrje përgjegjësie. Dhe si gjithnjë këtu në vendin tonë, edhe në këtë rast, farsa nuk mungoi me të gjithë atë forcë destruktive, që në fakt rivret të vrarët, riplagos të plagosurit dhe nuk lejon që reflektimi dhe nxjerrja e mësimeve të zhvillohet në mënyrë gjithë përfshirëse.
Qeveria, shteti janë struktura në zhvillim të vazhdueshëm. Dhe vetë procesi i vetëqeverisjes është një proces korrigjimi të vazhdueshëm. Nuk ka në asnjë vend në asnjë shtazh të zhvillimi që nuk ka asgjë për të rregulluar, asgjë për të zhvilluar dhe për të shkuar sahat. Ashtu sikurse nuk ka asgjë në këto raste të tilla për një përgjegjësi të vetme. Ç’ka ka dalë më së mirin ne të gjithë këtë proces është se në përjetimin, në kuptimin dhe në reflektimin e një ngjarje, ka dy Shqipëri. Ka një Shqipëri në Parlamentet dhe në media, ka dhe një Shqipëri në komunitet, aty ku njerëzit e prekur drejtpërdrejtë dhe në këtë rast, prindërit e prekur drejtpërdrejtë sepse kanë fëmijët e tyre nëpër shkolla.
Çfarë kam dëgjuar nga këto prindër është se TikToku po e po, por si do bëhet me këtë dhunë, me këtë prurje, lum përditë nga mediat që shkon në një drejtim krejt të kundërt që ne kemi me fëmijët tanë. I them të gjitha këto për të pasur të qartë bashkarisht çdo gjë. Nuk mund të parandalohen dhe nuk mund të shmangen të gjitha ngjarjet që fatkeqësisht ndodhin, por sot ajo i dallon qasjet në nivelin komunitar, në nivelin shoqëror se si reagojnë ndaj tyre. A bëhet ngjarja një arsye e fortë që pastaj si rrjedhojë ajo sferë e shoqërisë të bëhet një sebep i mirë, apo një sebepo që e gjithë shoqëria të futet në sherr.”-u shpreh kryeministri Rama.
Pas konsultimit publik, platforma TikTok do të mbyllet për një vit në vendin tonë. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu dha shifrat duke thënë se në total janë realizuar 1300 konsultime me pjesëmarrjen e 65 mijë prindërve në të gjithë shkollat e vendit. 90% e prindërve janë pro kufizimit ose mbylljes së TikTok, 80% e prindërve kërkojnë fuqizimin e masave, mbi 57% pranojnë se ekspozimi ndaj rrjeteve u sjell fëmijëve edhe sjellje të papërshtatshme dhe ndikon në shëndetin mendor.
Ministrja Manastirliu tha se Plani i Veprimit ka katër drejtime kryesore dhe për hartimin e tij është bërë një konsultim i gjerë publik.
“Plani i Ri i Veprimit që prezantojmë sot është një iniciativë ambicioze që reflekton përgjegjësinë tonë të përbashkët si shtet, si institucione, si prindër dhe si qytetarë. Në të kemi përfshirë gjetjet dhe rekomandimet nga konsultimet e kryera, rekomandimet e Këshillit Kombëtar të Prindërve, dhe ekspertiza e shoqërisë civile dhe ndërkombëtare, ka qenë një pjesë kyçe e hartimit të tij. Përmes tij synojmë adresimin e çështjeve që lidhen me dhunën, bullizmin, sigurinë online dhe rritjen e mekanizmave të parandalimit, në funksion të sigurisë në shkolla dhe reduktimin, deri në eliminim, të fenomeneve të çdo forme dhune brenda shkollës. Ky plan është ndërtuar mbi katër shtylla kryesore: siguria fizike dhe digjitale, rrjetet e mbështetjes psikosociale, edukimi dhe ndërgjegjësimi dhe koncepti i shkollës së hapur.”
Ministrja Manastirliu detajoi vendimet konkrete për përmirësimin e sigurisë në shkolla, ku përfshihet edhe bllokimi i platformës TikTok.
“Në një kohë kur sfidat teknologjike janë të pashmangshme, siguria fizike dhe digjitale është prioritet. Për rritjen e kësaj sigurie kemi vendosur bllokimin e platformës TikTok, bazuar në një paketë instrumentash që po punohet nga AKCESK dhe AKSHI. Po ashtu, do të vendosim kamera inteligjente përmes projektit ‘Smart City’, duke siguruar një monitorim më efektiv brenda shkollave dhe perimetrit të tyre. Në dy vitet e ardhshme do të dyfishojmë numrin e oficerëve të sigurisë, duke arritur në 500, dhe do të ngremë një strukturë të dedikuar brenda drejtorive arsimore për të koordinuar detyrat e oficerëve të sigurisë dhe bashkëpunimin me njësitë lokale të mbrojtjes së fëmijëve.”
Duke folur për rëndësinë e mbështetjes psikosociale, ministrja theksoi: “Jemi të ndërgjegjshëm se tek nxënësit po rritet nevoja për mbështetje multidisiplinare, sidomos për sa i përket mbështetjes psiko-emocionale dhe adresimit të shqetësimeve të moshës. Për këtë arsye, kemi planifikuar shtimin e 350 punonjësve psikosocialë, duke arritur në 1,200 brenda dy viteve të ardhshme. Bashkë me partnerët tanë të shoqërisë civile dhe institucioneve akademike, do të ngremë një Rrjet Kombëtar për Sigurinë Online, që do të ndihmojë në mbrojtjen digjitale të nxënësve.”
Ministrja Manastirliu nënvizoi rolin e edukimit dhe ndërgjegjësimit.
“Nuk mund të ketë siguri pa edukim. Miratimi i Kodit të Ri të Etikës për mësuesit, fuqizimi i Këshillave të Prindërve dhe organizimi i Kuvendeve Rajonale periodike janë hapa thelbësorë për të ndërtuar një front të përbashkët në edukimin e fëmijëve. Gjithashtu, përmirësimi i kurrikulave dhe teksteve të Edukimit Qytetar, Digjital dhe Ligjor do të ndihmojë në formimin e një brezi më të ndërgjegjësuar dhe më të përgjegjshëm.”, tha Manastirliu.
Në përmbyllje, ministrja foli për konceptin e Shkollës së Hapur si një nga katër drejtimet e Planit të Ri të Veprimit.
“Një shkollë e hapur është një shkollë që shërben komunitetin. Do të zgjerojmë programet ‘Shkolla Qendër Komunitare’ dhe ‘Ekipet Sportive në Shkolla’, duke përfshirë mbi 20,000 nxënës në aktivitete jashtëshkollore sportive. Nga viti 2025 do të pilotojmë shkollat verore në Tiranë, për të siguruar që fëmijët të kenë hapësira të sigurta edhe jashtë orarit mësimor.”
Manastirliu përfundoi duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me prindërit: “Ky plan nuk mund të jetë i suksesshëm pa ju, të dashur prindër. Ju jeni partnerët më të ngushtë të mësuesit dhe kontributi juaj është i pazëvendësueshëm për të ndërtuar shkolla të sigurta dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.”, deklaroi Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
tik-toku te mbyllet pergjithmone...ec.
PërgjigjuZoti kryeminister po si ka mundesi qe ne gjith boten ka nje procedere penale kush nderton nga vija bregtetare e 200 metra shko ne burg kurse ne shqiperi i japin edhe cadrat shteti qe ti vendosin pse nuk meresh me kto abuzues plazhi nga vija bregtetare e 200 metra ti kthehet shqiptarve
PërgjigjuFoli pak o Tasimo se kto sdin ca do te thot turizem kto e kan menjen vetem me grabit prona tamom i ke ra nga vija bregtetare e 200 metra fadromen e plazhi ti kaloj popullit kshu vijn turistat
Ca thu o shok pun pronash e plazhesh ktu flitet per gjojna serioze do myllet tik toku ti thu 200 metra nga vija bregtetare nuk duhet te ndertohet ku pysim ne ca thot codice UNESCO ne kemi hall te myllim tik tokun
"Rrugaçèria" e TIK-TOK, èshtè njè karamele ZANA, krahasuar me hajdutèrinè, pèr tè cilèn janè dènuar ministrat tuaj, apo qè janè nè hetim e sipèr. Ndalni vjedhjet dhe abuzimet more zotèri,,,,pèr TIK-TOK ka gjykata pastaj qè mund tè marrèn vendim. Ju, nuk jini ai qè vendos pèr çèshtje tè tilla.!!!
Përgjigjungeli kozaku pa buk,do ta lej dhe denisa tashi qe do ngeli pa lek ????????????????
PërgjigjuE ke thone fiks na njeli kazaku pa dal m tak tok
"Bjeri samarit te degjoje gomari"!
PërgjigjuLajm i mire, sepse tik toku nxit dhunen nder femije. Por... si behet per deputetet si ai i rrahjes se Nikles, te cilet vijne nga listat e kryetareve te partive dhe jo nga tik toku?
PërgjigjuEdhe për pushtetarët agresiv e hajdut fajin e ka Tik-toku jashtë Kinës, se po të kishim tik-tok kinsez do kishim promovimin e drogës e hashashit.
Po te krahasosh Tik-tok me vrasjet pa autore qe ndodhin ne me shumice shqiperi…mbase duhej mbyllur Minstria e Brendshme…
PërgjigjuShyqyr një lajm i mir ( mbyllja e Tik-Tokut, nëse vërtet e bon!!!) Sa për lejet për pallate që nuk i jep nëse nuk bëjn hapsira për fëmijët, na thuaj ku ka më hapsira në Tiranë???? Detyrohen prindërit të marrin rrugën tek liqeni artificial( që dhe ai po kafshohet përdit, ose në Paskuqan a Farkë, për me pa fëmijët njëçik jeshillik me sy!!! Njolla e turpit ju mbuloftë ty dhe Veliajn( e të gjith rracën e politikanëve të pas '90, që e shndërruat Tiranën në një qytet pa identitet!!! ( po faj të madh kemi dhe ne, qytetarët e Tironës, që nuk reaguam( e nuk reagojm), për kafshimin që ju i boni qytetit!!!)
PërgjigjuGjeja me e mir qe ka ber ky bastard ne 12 vjet
PërgjigjuTe mbyllet qe cke me te.Dhe bashke me Tik token te mbyllet bigbradher dhe Perputhen
Përgjigju1300 konsultime me 65 mije prinder dhe 60 milion europian dakort me platformen e liderit global. 10 vite ministre dhe ka akoma mbeshtetjen tende Manistirustallesha? Shkelqen nga mediokriteti ne cdo dikaster dhe nuk mund ta mbylle karieren me pergjegjesine per vrasjen e nje femije. Bravo Rama edhe Mamastirustallesha eshte minister kampion di Tahiri.
Përgjigjuo shoku mbyll tiktok,snap kaq se u cmendem me kto app legenash
Përgjigjushyqyr!
Përgjigju