/ATSH/- Brenda 4 viteve Shqipëria synon të ketë lidhjet e plota me rrjetet rajonale të energjisë.
Ndërsa sot kemi funksionale lidhjet me linjat e interkonjeksioneve me Malin e Zi dhe Greqinë, në vitin 2016 përfundon linja me Kosovën dhe pritet që deri në vitin 2018 të jetë realizuar linja me Maqedoninë.
Lidhjet përtej kufijve të vendit pritet të ndikojnë pozitivisht në tregtinë e energjisë me çmime më të lira importi, si dhe mundësi më të mëdha për prodhuesit shqiptarë në një treg të liberalizuar.
Projekti prej 150 milion USD i BB-së, investime nga KFV në sistemin e transmetimit, investime të reja nga BERZH dhe Koperacioni Italian, synojnë përmirësimin e infrastrukturës energjetike.
Synohet që 40% e tregut shqiptar të energjisë deri në vitin 2018 të jetë i liberalizuar duke e nxjerrë nga tarifat e rregulluara të energjisë, ku prodhimi privat i energjisë kërkon të mbështetet me linja të transmetimit ndërkufitar.
OST, kompania publike që merret me linjat e transmetimit, vitin tjeter do të investoje 25 milion USD, ku përfshihet forcimi i rolit të dispecerisë qëndrore për të rritur monitorimin e gjitha flukseve të energjisë dhe parashikim më të mirë të konsumit duke eliminuar disbalancat e vërejtura










