TIRANË- Një 38-vjeçar nga Vlora është arrestuar në aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit. Në pranga ka rënë Dritan Hyka, i cili ka qenë duke u futur në Shqipëri por për autoritet ka rezultuar një person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Hyka është dënuar me 8 vite burg në Itali, pasi gjatë vitit 2012 ka shfrytëzuar një numri të madh femrash shqiptare dhe rumune për prostitucion.Gjithashtu është përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike kokainë, ka mbajtur pa leje armë zjarri pistoletë, në ambiente publike, dhe ka tentuar të vjedhë në një apartament, por nuk ka mundur për shkak të ndërhyrjes së Policisë.
Në vitin 2009, ka shkelur ligjin për migracionin, pasi nuk ka zbatuar vendimin për të mos hyrë në Itali, për 10 vjet.
Gjykata e Milanos e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik droge”, “Vjedhje banese, në tentativë” dhe “Shkelje e ligjit për migracionin”, parashikuar nga legjislacioni penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e tij, drejt Italisë.