Një person i rrezikshëm, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar sot nga Policia e Durrësit. Në pranga ka rënë 52-vjeçari Agim Kolgjini, banues në Shijak, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Uniformat blu bëjnë me dije se ndaj personit të ndaluar është lëshuar një urdhër-arrest nga Gjykata e Gjenovës në Itali, pasi mbi të rëndojnë akuza shumë të rënda. 

Kolgjini akuzohet për 'Pjesëmarrje në organizatë të tipit mafioz', si dhe për 'Ndihmë e shfrytëzim prostitucioni'. Pas arrestimit në vendin tonë, 52-vjeçari shqiptar do t'i dorëzohet drejtësisë italiane, ku pritet të përballet me akuzat. 

d.c./shqiptarja.com