Tiranë - Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Operacionalja në Tiranë.
Gjykata e Malagës në Spanjë, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
37-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Spanjës.
“Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni i radhës, i koduar “Operacionalja 76”.
Gjatë këtij operacioni, u kap në Tiranë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Gj. C. alias Gj. K., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gykata e Malagës, Spanjë, me vendimin e datës 14.11.2025, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, njoftoi sot policia.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.
Komente








