Në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në grupe kriminale, arrestohet 42-vjeçari

Në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në grupe kriminale, arrestohet 42-vjeçari

Foto ilustruese

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar këtë të shtunë nga shërbimet e D.V.P Tiranë në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Interpolit. Report Tv raporton se bëhet fjalë për Besnik Bungaja, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky person është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Napolit, Itali ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale “Pjesëmarrje në grupe kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Veprimet e mëtejshme në lidhje me Besnik Bungajan do të kryhen tanimë nga Zyra Kombëtare e Interpolit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale