Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, arrestohet në Tiranë ‘skifteri’ shqiptar, pritet të ekstradohet drejt Italisë

Admir Haci (Ruçi) i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje është vënë në pranga nga policia e Tiranës me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Padovës/ Itali, e ka dënuar me 4 vjet, 9 muaj e 13 ditë burg, për veprat penale "Vjedhja", "Dëmtime të tjera me dashje" dhe "Vjedhje me armë", e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Në vitin 2015 Haci është arrestuar baskë me 4 shqiptarë të tjerë nën akuzën e grabitjes në Udine, Veneto dhe Emilia Romagna.

 

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu