Itali, arrestohen 4 "skifterët" që
bënë namin me grabitje / FOTO
bënë namin me grabitje / FOTO">
Policia italiane ka finalizuar operacionin "Fast and Furious", që ka çuar në pranga katër shqiptarë të cilët akuzohen për disa grabitje në Udine, por edhe në Veneto dhe Emilia Romagna.
Hetimet për grupin e grabitësve shqiptarë nisën në shtator pasi kryen dy grabitje në Latisana dhe Paludo.
Shqiptarët jetonin në Bolognia ndërsa bazën e tyre e kishin në Emilia.
Pas mbledhjes së dëshmive të banorëve të zonës dhe shqyrtimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, karabinierët italianë kanë rënë në gjurmët e grupit të hajdutëve.
Policia zbuloi një autoveturë tip Golf e grabitur dhe me targa që i përkasin një tjetër automjeti.
Por, zbulimi i katër shqiptarëve erdhi pasi grabitën flori, sende me vlerë dhe një Audi A8 një biznesmeni italian.
Policia zbuloi se grupi fshihej në San Pietro në Casale. Gjatë ndjekjes, ata kanë udhëtuar deri në 200 km/h me makinën e vjedhur, për këtë arsye dhe operacioni mori emrin si filmi i famshëm "Fast and Furious".
Në pranga kanë përfunduar Aurel Leka, 24 vjeç, Oltion Balozi, 25, Admir Ruçi, 21 dhe Arben Perskura, 28. Nga kontrolli në një apartament policia gjeti sende të grabitura, vlera e të cilëve arrin në rreth 200 mijë euro.
Operacioni i policisë, që u finalizua me kapjen e tyre, është koduar “Fast and Furious”, për shkak të shpejtësisë 200 km/orë me të cilën udhëtonin në autostradë me makinat e vjedhura.
Foto të tjera..Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3219
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35