Një 43-vjeçar nga Fieri me dy identitete është arrestuar nga Policia e Shtetit.
Elvis Ziu alias Renato Ziu ishte në kërkim ndërkombëtar pasi një Gjykatë më Itali i kishte caktuar masën arrest me burg për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Grupi i strukturuar kriminal".
43-vjeçari pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj.
Njoftimi i policisë:
Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 74”, gjatë të cilit u kap në Fier dhe u vu në pranga shtetasi:
E. Z. alias R. Z., 43 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Cantalissetta, Itali, me vendimin e datës 01.09.2025, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Grupi i strukturuar kriminal".
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
Komente






