Pjesë e grupit që kryente martesa mes të rinjve dhe i çonte luftëtarë për ISIS-in, kush është nëna e 3 fëmijëve e arrestuar në Tiranë (EMRI)

TIRANË- Një 43-vjeçare e cila ishte dënuar për terrorizëm dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, është arrestuar pasditen e së premten në Tiranë.

Bëhet fjalë për Lubjana Gjeçajn, nënë e tre fëmijëve, e cila u vu në prangat e policisë në një operacion mes uniformave blu dhe homologëve italianë. Arrestimi i saj u bë me qëllim ekstradimi në shtetin fqinj, pasi ishte dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”.

1599307274_LubjanaGjeaj.jpg

Lubjana Gjeçaj

Po kush është  Lubjana Gjeçaj dhe si funksiononte grupi ku ajo bënte pjesë? Ky grup i strukturuar kriminal, kryente martesa mes të rinjve dhe i dërgonte ata në Turqi, dhe më pas në Siri për të luftuar për të ashtuquajturin Shteti Islamik. Një krushqi e lidhur me familjes së një vajze të re italiane dhe një shqiptari me origjinë nga Laçi në 2014, zbuloi celulën terroriste që rekrutonte luftëtarë për ISIS-in (shtetin islamik). 

Pas 8 muajve hetime, në një operacion të gjerë të shtrirë në disa qytete në Itali dhe në Lushnjë të Shqipërisë, 10 persona ranë në pranga, 4 italianë,1 kanadez dhe 5 shqiptarë. Përveç Lubjana Gjeçajt, pjesë e grupit ishte dhe Dritan Gjeçaj bashkëshorti i 43-vjeçares, Baki Çoku, Aldo Kobuzi dhe Arta Kakabuni.(Lexo këtu historinë e plotë)

Në foto i arrestuari në Lushnje Baki Çoku
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:45
FOTO/ Kjo është Lubjana Gjeçaj, nëna e 3 fëmijëve që kryente martesa dhe i çonte luftëtarë për ISIS

1599307281_LubjanaGjeaj.jpg

Kjo është Lubjana Gjeçaj, 43-vjeçarja nënë e 3 fëmijëve, e cila ishte pjesë e një organizate terroriste, ku kryente martesa mes të rinjve dhe i dërgonte ata në Turqi, dhe më pas në Siri për të luftuar për të ashtuquajturin Shteti Islamik.

Ora 09:09
Kryenin martesa mes të rinjve dhe i çonin luftëtarë për ISIS-in, historia e celulës terroriste ku bënte pjesë nëna e 3 fëmijëve nga Tirana

Një krushqi e lidhur në vitin 2014 mes familjes së një vajze të re italiane dhe një shqiptari me origjinë nga Laçi u shndërrua në një celulë terroriste që rekrutonte luftëtarë për ISIS-in (shtetin islamik).  Pas 8 muajve hetime në 2014, në një operacion të gjerë të shtrirë në disa qytete në Itali dhe në Lushnjë të Shqipërisë, 10 persona ranë në pranga (4 italianë, 5 shqiptarë dhe 1 kanadez). Pjesë e këtij grupi ishte Baki Çoku, Dritan Gjeçaj, Aldo Kobuzi, Arta Kakabuni, dhe Lubjana Gjeçaj, e arrestuar pasditen e së premtes në Tiranë. Ky grup i strukturuar kriminal, kryente martesa mes të rinjve dhe i dërgonte ata në Turqi, dhe më pas në Siri për të luftuar për të ashtuquajturin Shteti Islamik.

Ora 08:51
EMRI/ Kush është 43-vjeçarja, nënë e 3 fëmijëve, pjesë e një grupi terrorist në Itali

1599288919_11891174328508347018695493965091499403259096o.jpg

Policia e Shtetit ka dhënë informacione zyrtare lidhur me arrestimin e një nënë të 3 fëmijëve e dënuar për terrorizëm në Itali. Burime zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë Lubjana Gjeçaj, 43 vjeçe, banuese në Tiranë e shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 4 shtator 2020. Autoritetet italiane e kanë dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”.

Njoftimi i plotë i policisë
Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen e personave me veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit

Falë bashkëpunimit të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe Interpol Tiranës me homologët në Itali, kapet në Tiranë dhe vihet në pranga një 43 vjeçare e dënuar për pjesëmarrje në organizatë me qëllime  terroriste. Në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Itali, është marrë informacion në rrugë operative  për vendndodhjen e një shtetasje të kërkuar, e dënuar për veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës në bashkëpunim me shërbimet e  Komisariatit të Policisë nr 6 në DVP Tiranë, u lokalizua vendndodhja dhe u vu në pranga shtetasja: Lubjana Gjeçaj, 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 4 shtator 2020.

Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano, Itali, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”. Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dnjddjdj: 05/09/2020 15:31

    Gjithe bota u thote te dyshuar derisa te denohen, ju i quani fajtore akoma pa u arrestuar mire. Jeni qesharake.

    Përgjigju
  • MIRDITOR: 05/09/2020 09:30

    TË GJITH HUTA (BUDALLEJ) JANË.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë