Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për pjesëmarrje në orgazitatë të trafikimit të drogës, u arrestua sot në Durrës.

Arrestimi i Aldor Pjeterit, që rezulton banues në Manëz të Durrësit, u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Ndaj 32-vjeçarit është dhënë masa e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Organizatë Kriminale me qëllim trafikimin ndërkombëtar të drogës”, nga një gjykatë në Milano, më 1 prill të këtij muaji.

Maksimumi i dënimit për këtë parashikohet 20-vjet burg.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)