Një 41- vjeçar është ekstraduar nga Interpol Tirana ndërsa ishte dënuar nga drejtësia shqiptare për vrasje. Besnik Sejdo është ekstraduar nga Roma, ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar  me 5 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje“ dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake“.
 
Sejdo në 20 gusht të 2011, rreth orës 20:00, tek Rruga “Vangjel Noti” Tiranë, për motive të dobëta, ka qëlluar me arme zjarri automatik, shtetasin Dritan Sh., duke e lënë fillimisht të plagosur rëndë dhe ku më pas ky shtetas ka gjetur vdekjen.

foto me logo, policia
(Foto arkiv: Policia në vendin e ngjarjes në rrugën Vangjel Noti / 20 gusht 2011, kur ndodhi krimi)
 
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas iu dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)