TIRANË-Një 30-vjeçar në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane është arrestuar në rrugën ”Arkitekt Sinani” në kryeqytet me qëllim ekstradimin, pasi është dënuar me 7 vite burg.

I arrestuari është Erind Bicerri banues në Tiranë. Ai është dënuar për përdhunim, rrëmbim e vepra të tjera penale.

Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar shqiptarin me 7 vjet burg për veprat penale. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijojnë punën për  ekstradimin e tij drejt Italisë për të vuajtur dënimin.