Në kërkim nga Italia për trafik droge, kapet shqiptari në Vlorë

Në kërkim nga Italia për trafik droge, kapet shqiptari në Vlorë

Një 42 vjeçar nga Vlora, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej një viti, ka rënë në prangat e policisë shqiptare.

Sipas uniformave blu, gjykata e Breshias/Itali në vitin 2018, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar ndaj këtij të arrestuari me inicialet M.Y., për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim" sipas Kodit Penal Italian.

Kjo Gjykatë, në shkurt të vitit 2019 e ka dënuar shqiptarin me 4 vite burgim.

Arrestimi i 42 vjeçarit u bë në lagjen "Pavarësia" Vlorë.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja