Një 33-vjeçar është arrestuar në Shkodër në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted”.
Bruno Bushi ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata e Shkodrës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimin në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjykata në Westminster të Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar ndaj tij, urdhër arresti për veprën penale “Shkelja e ligjit për lëndët narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë
Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted”.
Kapet dhe ndalohet një 33-vjeçar që ishte në kërkim.
Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim:
-B. B., 33 vjeç, banues në fshatin Premal.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimin në Mbretëria e Bashkuar, pasi Gjykata e Magjistraturës në Westminster, Mbretëria e Bashkuar, ka lëshuar ndaj tij, urdhër arresti për veprën penale “Shkelja e ligjit për lëndët narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Komente







