Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit vendosi që të përjashtonte për këtë sezon grupimin e tifozëve të Tiranës të quajtur “Capital Crew” për dhunën në stadium dhe vendosjen e bombave artizanale në ndeshjen me Partizanin.
Po ashtu “Disiplina” vendosi që të përjashtonte përjetësisht edhe 8 tifozë të Tiranës, mes tyre edhe Alban Rexha, i cili është në kërkim nga policia për aktet e dhunës në këtë ndeshje.
Rexha, i njohur në publik për pjesëmarrjen në show-n “Kafazi i Artë” dhe tifoz i zjarrtë, ka bërë një postim në Facebook, ku i është drejtuar vajzës së tij.
“Vajza ime të kërkoj falje që nuk jam pranë teje. Unë e di që të mungon qumështi, të mungon forca më e madhe, por ti mos u mërzit se Zoti do të ndihmojë. Gjithashtu edhe xhaxhi Goni nuk do t’iu lërë vetëm. Më fal, më fal, më fal Elif. Vetëm për ty mendoj. Mos e beso kurrë, ujku jot nuk është terrorist, por një njeri që beson shumë në Zot dhe nuk do ta bëja kurrë një gjë të tillë. Elif, mos u tremb nga babai jot, se unë e di se kush është e vërteta. Do dënohem si një ultras i Tiranës dhe jo si terrorist. Të do shumë babi”, shkruan Alban Rexha.
Në nisje të derbit mes Tiranës dhe Partizanit, tifozët u përleshën mes tyre, por ajo që ishte më e rëndë e që u zbulua nga policia ishte vendosja e disa bombave artizanale nga tifozët e Tiranës pranë tifozëve të Partizanit, por që fatmirësisht nuk shpërthyen.
Statusi i Alban Rexhës në Facebook, i shoqëruar me një foto me vajzën e tij
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 1409
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bizneset më shpesh në dyert e bankave, morën 564 mln euro kredi më shumë se vjet! 1/3 e huasë shkoi tek tregtia me shumicë e pakicë, bujqësia në vendnumëro
28 Nëntor, 16:56
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
28 Nëntor, 16:29
-
Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi
28 Nëntor, 16:27
-
Revista spanjolle 'Dimension Noticias': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që meritojnë vëmendje në 2025
28 Nëntor, 16:15
-
Tiranë/ Zjarri përfshin banesën në Allias, plagosen lehtë nëna dhe 2 fëmijët e saj të mitur! Hetime për shkaqet
28 Nëntor, 15:55
-
Tiranë/ Nuk lejonin firmën të vendoste shtyllën e tensionit, 1 në pranga dhe 2 nën hetim! Njëri spërkat veten me lëndë djegëse, Policia e ndalon
28 Nëntor, 15:36
-
Tiranë/ Lojëra ilegale fati online, 'Bad Spin 4' godet grupin në kryeqytet, 8 të arrestuar dhe 2 nën hetim (VIDEO)
28 Nëntor, 15:22
-
Vrasja e Martin Canit/ Policia reagon sërish: Mos hidhni më dyshime të pabaza, s’ka autor të dytë! Po synohet nxitja e pasigurisë te qytetarët
28 Nëntor, 12:12
-
112 vite Pavarësi/ Parada e shqiptarëve në Tiranë! Veliaj pret kryetarët e bashkive shqiptare: Le të punojmë për të çuar përpara progresin
28 Nëntor, 12:10
-
Vrasja e Klaudio Prendit, dosja i kalon SPAK-ut, autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal
28 Nëntor, 11:50
-
Tiranë/ Operacion i Antidrogës, bien në pranga 2 persona! Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike
28 Nëntor, 11:47
-
Shqipëria 112 vite e pavarur, Blinken: Marrëdhëniet tona të ngushta bazuar mbi vlerat demokratike që ndajmë! BE: Krah jush në çdo hap! Ambasada e SHBA: Festojmë me krenari me ju
28 Nëntor, 09:26
Po per jetet qe mund te merrje a mendove o kafshe o malok o funderrine?
Përgjigju