Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, sipas mediave vendase dyshohet se ndodhet në Shqipëri. Grubi është në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij është caktuar masa arrest me burg pas shpalljes non grata nga SHBA.
Mediat e Maqedonisë së Veriut shkruajnë se biznesmeni dhe Konsulli i Nderit i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Arsim Papraniku ka deklaruar në polici se e ka dërguar Grubin me makinë deri në Tiranë. Pasi ndaj tij u caktua masa arrest me burg, Grubi u largua nga Maqedonia e Veriut me një mjet me targa diplomatike që drejtohej nga biznesmeni Papraniku.
Ky i fundit ka deklaruar në polici se më 15 dhjetor ka dërguar me makinë ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi në Tiranë, ku kanë pirë kafe dhe e kanë lënë në një hotel pranë stadiumit ‘Air Albania’.
Por edhe disa anëtarë të qeverisë dhe disa institucione kanë informacione jozyrtare se Grubi po qëndron në afërsi të Durrësit. Më saktësisht, bëhet fjalë për fshatin turistik Hamallaj buzë bregdetit.
Edhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti pretendon se Grubi ndodhet në Shqipëri ka nënvizuar.
“Sipas informacioneve ai nuk ndodhet në Kosovë, është në Shqipëri. Por kjo nuk ka rëndësi, duke ikur ai provoi fajin dhe për këtë arsye u arratis jashtë vendit. Mendoj se sot, nesër apo pasnesër ai një ditë do të përballet me drejtësinë”, theksoi Mexhiti.
Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgimi prej 30 ditësh për ish-zëvendëskryeministrin e pare të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi të mbetet ende në fuqi dhe zbatimi të fillojë që nga momenti kur ai të jetë në dispozicion të drejtësisë, pasi vazhdon të jetë në arrati.
Grubi u shpall në kërkim pasi sipas prokurorisë, ka urdhëruar në mënyrë të jashtëligjshme dhënien e licencave për disa kompani të lojërave të fatit dhe kazino dhe është përfshirë së bashku me ish-drejtorin e Lotarisë, Përparim Bajrami në prokurimin e manipuluar të paisjeve për Lotarinë. Dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit është mbi 8 milonë euro
Artan Grubi, u shpall non grata nga SHBA, më 9 dhjetor 2024. Në njoftimin e DASH thuhej se Grubi është përfshirë në korrupsion të madh duke pranuar ryshfet për t’i minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkovit, ish-drejtorit të shërbimit sekret.
Të STREHOHET dhe ti jepet PASAPORTA SHQIPTARE URGJENTISHT Artan GRUBIT , dhe ABSOLUTISHT KURRËËËËË MOS t'ju DORËZOHET SLLAVÉVE té NDYRÈ RRACISTË MAQEDONAS KRIMINELÈ !!! ARTAN GRUBI tè JETOJ i QETÈ dhe tè RUHET nga GARDA e REPUBLIKÈS 24/7 bashkè me FAMILJRN e tij ????????????????????????????????????????
PërgjigjuNe Jubilee Rama duhet ti japi azil kushdo politikan qe vjen me Lek , ti jepet azil politik nese pranon dhe do , pse jo zona bregdetare te jete me miliarder azil politik politikan larte dhe me garde speciale nga policia
Përgjigju