Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Artan Ajruli, pronar i 'Ritron Kopi' (majtas) dhe Përparim Bajrami, ish-drejtor i Lotarisë Shtetërore

Pronari i kompanisë nga Kumanova 'Ritron Kopi', Artan Ajruli, është arrestuar si pjesë e një hetimi që autoritetet në Maqedoninë e Veriut janë duke e kryer në rastin e Lotarisë Shtetërore, mëson Radio Evropa e Lirë (REL).

Ajruli u arrestua në lidhje me tenderët e pranuar për blerjen e televizorëve për shoqërinë aksionare shtetërore.

REL-i më 17 dhjetor raportoi se numërimi i pajisjeve të blera është bërë me kërkesë të Policisë Financiare, e cila po heton tenderët për blerjen e televizorëve të dimensioneve të ndryshme nga kompania Ritron Kopi në pronësi të Ajrulit.

Policia financiare ka kontrolluar dërgesat nga kompania e Kumanovës për numrin e televizorëve të dorëzuar dhe nëse ata janë të markave të njëjta për të cilat janë lidhur kontratat.

Katër muaj më parë, hetuesit kontrolluan edhe tenderët e tjerë të Lotarisë Shtetërore për marketing dhe promovim që lidhen me këtë kompani.

Vitin e kaluar, REL-i raportoi se tenderin prej rreth 205 mijë eurosh e fitoi kompania AP Solutions, pronari dhe menaxheri i së cilës, Flamur Nevzatovski, ishte i punësuar në Ritron Kopi. Kjo kompani, në fakt, ishte konkurrenti i vetëm në tender.

Asokohe 19-vjeçari Nevzatovski nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it për njohuritë e tij në tregti dhe aplikimin për tenderë duke marrë parasysh moshën e tij, nga do t'i marrë terminalet e Lotarisë dhe nëse ai ishte ndoshta pronar fiktiv i AP Solutions.

Të dhënat publike për kompaninë Retron Kopi në Facebook më pas zbuluan edhe fotografi të vitit 2016 të Artan Ajrulit dhe Përparim Bajramit, i cili në atë kohë nuk kishte asnjë pozitë në Lotarinë Shtetërore.

Nga analiza e tenderëve, megjithatë, rezultoi se nga janari i vitit 2022, periudhë kur Përparim Bajrami mori postin e drejtorit të përgjithshëm të Lotarisë Shtetërore, fituese e tenderëve u shfaq kompania Ritron Kopi në bashkëshoqëri aksionare.
Bajrami dhe ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, kërkohen me fletarrestime ndërkombëtare nga autoritetet vendore si të dyshuar për “përvetësim të pasurisë së paligjshme” nga Lotaria Shtetërore.

Byroja e Prokurimit Publik bën me dije se Lotaria Shtetërore ka lidhur gjashtë kontrata me këtë kompani për blerjen e televizorëve, pajisjeve kompjuterike dhe komunikuese, aparateve multifunksionale dhe stacioneve grafike të vizatimit televiziv.

Kontratat u lidhën në periudhën nga qershori 2022 deri në mes të tetorit 2023. Vlera e tyre ishte 365.252 euro.

Pas largimit të Përparim Bajramit nga pozita drejtuese, Lotaria Shtetërore i ndërpreu kontratat kornizë dhe nuk i shfrytëzon më shërbimet e tyre. 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…