TIRANE- Prej 9 prillit të vitit 2019 ishte në kërkim për grabitjen e bujshme në aeroportin e Rinasit, por kjo nuk e ka ndaluar Talo Çelën të thurë planet për një ngjarje edhe më të rëndë kriminale, që solli dy jetë të humbura. Report Tv mëson se tashmë edhe ekzekutimi i vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia më 27 prill 2020, ka kaluar nga Prokuroria e Durrësit në SPAK, pikërisht pas provave se organizator i atentatit është Talo Çela, për të cilin SPAK ka mbyllur dosjen sa i takon grabitjes në Rinas.
Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia. E bashkë me të, Report Tv mëson ekskluzivisht, se në kërkim është shpallur edhe Nuredin Dumani. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka deklaruar se ditën e vrasjes kanë qenë edhe vetë Talo Çela dhe Nuredin Dumani, dhe e gjitha sipas tij lidhet me disa lekë të humbura.
Sipas të penduarit, vëllezërit u vranë pasi organizatorët i akuzonin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre. Vëllezërit Haxhia, gjithmonë sipas dëshmisë së Klevis Alla, kanë deklaruar se paratë i kanë humbur në muajin janar të këtij viti kur servisi i tyre ra pre e vjedhjes, ku i morën edhe materiale dhe nuk kishin asnjë mundësi për t’i kthyer pas.
Por teksa Çela lidhet me historinë e bujshme të grabitjes së 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, Dumani për drejtësinë shqiptare ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi të trafikuar në Francë. Sipas dëshmisë së saj, Nuredin Dumani ishte tutori i rrjetit, që i mashtronte vajzat duke u propozuar martesë dhe në rast refuzimi i kërcënonte se do të vriste familjarët e tyre. Po ashtu, Nuredini ka provuar qelinë edhe për akuzën e vjedhjes.
Dosja tashmë ndodhet në SPAK me akuzat e ngritura për veprën penale vrasje e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Deri tani në pranga për vrasjen e dy vëllezërve janë 22-vjeçari Klevis Alla, që bashkëpunoi me policinë duke treguar se ku kishin hedhur armët e krimit të përdorura në atentatin ndaj vëllezërve Haxhia dhe Altin Ndoci. Ndërsa në këkrim janë Talo Çela dhe Nuredin Dumani.
Talo Çela dhe dy vëllezërit Haxhia
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën
21 Nëntor 2024, 12:42
-
Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, Apeli i GJKKO dënon me 25 vite burg Klevis Allën! Humbi statusin e bashkëpunëtorit se dha dëshmi të rreme
14 Nëntor 2024, 10:57
-
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, SPAK kërkon 19 vjet burg për Talo Çelën
4 Nëntor 2024, 13:58
-
Nuredin Dumani 14 vjet më parë me tufa parash në duar! Gazetari publikon fotot : Vrasësi që e nisi 'karrierën' si 'çerri' i Talo Çelës
27 Tetor 2024, 09:04
-
Grabitja e 4,6 mln eurove në Rinas, dështon pretenca ndaj të arratisurit Talo Çela! Gjyqtarja mungoi për probleme shëndetësore! SPAK do lexonte dhe prova nga SKY ECC
1 Tetor 2024, 12:39
-
Masakra e Bradasheshit, cili gazetar kërkoi 120 mijë €? Porosia e bisedës në ‘Sky': Mos nxirr këto emra! Hetimi i SPAK: Ishte në kafe me ushtarin e Franc Çopjas
1 Shtator 2024, 13:32
-
Nga ‘Talo’ në ‘Korab’/ Talo Çela ndryshoi atësinë e vajzës për të mos u gjurmuar. Eurot e vrasjeve u groposën në Gjirokastër dhe u investuan në Tiranë e Sarandë
31 Gusht 2024, 15:32
-
Plani që në 2020, Talo Çela në “Sky”: Do iki në Brazil po dolën prova për 'Rinasin'! S’rri kot këtu, plus e këto vrasjet e leshit
30 Gusht 2024, 10:38
-
'Plumbi i artë' vijon! SPAK operacion në Tiranë, Elbasan e Durrës! Firmosen 36 urdhërarreste! Në pranga shefi i krimeve të Durrësit, zv/ drejtori i burgut Bradashesh, masë edhe për ish gjyqtaren Fetahu ( JA 23 EMRA)
31 Korrik 2024, 10:29
-
‘Plumbi i artë’/ Klevis Alla dënohet me 25 vite burg për vrasjen e vëllezërve Haxhia! 11 vite burg për Enver Divën e Besjan Xhixhën! Altin Ndoci i pafajshëm
2 Prill 2024, 12:01
-
Nga vrasjet me paramendim tek vjedhjet me dhunë, ja 18 akuzat për të cilat do të gjykohet Nuredin Dumani dhe 19 të akuzuarit e tjerë
29 Janar 2024, 16:54
-
‘Plumbi i artë’/ Nuredin Dumani dhe 19 të tjerë në gjyq! I penduari i drejtësisë në akuzë për 18 krime! Pushohen akuzat për Talo Çelën, hetim vetëm për 1 tentativë vrasjeje
29 Janar 2024, 10:26
I vraft Zoti kto qe mashtrojn femrat
PërgjigjuKta malokt marrin leket qe si takojn me cduket dhe pastaj kujtojn se do jetojn te qet ahahhaha
Përgjigjuo Lor mos fol kur nuk i njef njerzit . nuk e di se kush je se po te nifja do e kishim sqaru mir ket mhb nejse . pale kjo ftyra jote edhe qesh pederast muti
o Lor ta di se kush je berrxoll do te kisha bo kahuqe fol mir per dy vellezerit qe hiken