Malësi e Madhe - Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Sipas njoftimit zyrtar 53-vjeçari dyshohet se ka kultivuar në tokën afër banesës së tij, në fshatin Kamicë,  6 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar në shtator të vitit të kaluar.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ndaluan shtetasin në kërkim A. H., 53 vjeç, banues në fshatin Kamicë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kultivuar në tokën afër banesës së tij, në fshatin Kamicë,  46 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 12.09.2025”, njoftoi sot policia

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.