Një person është arrestuar në Lezhë i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur.
"Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. P., banues në Lezhë, i shpallur në kërkim veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë më të mitur 14-18 vjeç", thotë ai.
Ndërkaq një tjetër 34 vjeçar është arrestuar pasi ka kanosur me thikë fqinjën e tij, për motive të dobëta.
"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R.(K.). L., 34 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin, pasi ka kanosur me thikë fqinjën e tij, për motive të dobëta", vijon policia.