Në kërkim për 'Masakrën e Bradasheshit’ më 2018 me 3 të vrarë, GJKKO pezullon me 1 vit gjyqin ndaj Mikael Qosjas! Dyshohet se fshihet në Spanjë

Në kërkim për 'Masakrën e Bradasheshit’ më 2018 me 3 të vrarë, GJKKO pezullon me 1 vit gjyqin ndaj Mikael Qosjas! Dyshohet se fshihet në Spanjë

Tre viktimat e atentatit në Bradashesh dhe makina pas sulmit

Tiranë- Gjykata e Posaçme ka pezulluar me një vit gjyqin për Mikael Qosjan, i njohur edhe me mbiemrat Kamami dhe Stefo. 

Është vlerësuar pezullimi i afateve të gjykimit, deri në marrjen dijeni të tij për procesin, pasi ende nuk është bërë ekzekutimi i urdhrit të gjykatës për arrestimin e tij.

Qosja i cili dyshohet se strehohet në Spanjë, është i dyshuar si një nga autorët e vrasjes së trefishtë më 29 Dhjetor Dhjetor 2018 në Bradashesh të Elbasanit, ku u ekzekutuan Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk, Erdal Durunay.

Krimi dyshohet se u krye për llogari dhe nga organizata "Çopja".

I pari është vëllai i Erion Alibejt, të penduarit të drejtësisë, i arrestuar për disa krime që janë konsideruar si hakmarrje për këtë vrasje dhe dy të tjerët, rreth familjar i tyre.

Qosja u hetua dhe u shpall në kërkim fillimisht nga Prokuroria e Elbasanit në vitin 2021, hetime të cilat më pas treguan se ngjarja ishte kryer në bashkëpunim me persona të tjerë, si pjesë e një grupi kriminal. 

Për këtë arsye, dosja u dërgua pranë Prokurorisë së Posaçme, e cila në shkurt të këtij viti, ka dorëzuar në Gjykatë kërkesën që ai të gjykohet për vrasje kundër dy ose më shumë personash, vjedhje me dhunë, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij