Durrës/ Në kërkim për pengmarrjen e dy vëllezërve Beqiraj, arrestohet krahu i djathtë i 'Rrumit të Shijakut', Agron Bejdolli

DURRËS- Një prej pengmarrësve të dy vëllezërve Beqiraj në vitin 2022 ka rënë në pranga. Agron Bejdolli i shpallur në kërkim, u arrestua nga Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës. Bejdolli është krahu i djathtë i Alekdansër Lahos, i njohur ndryshe edhe si ‘Rrumi i Shijakut’. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata morën peng dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj më 2 tetor 2022.

Ndaj Bejdollit ishte caktuar masa ‘arrest me burg’ për akuzën “heqje e paligjshme të lirisë (pengmarrje)” në bashkëpunim me Rrumin e Shijakut. Për këtë ngjarje kriminale rezulton i shpallur në kërkim edhe vetë Aleksandër Laho. Bejdolli u kap në shtëpinë e një kushëriri të tij në Spitallë të Durrësit. 

Pengmarrja e vëllezërve Beqiraj

Dy vëllezërit Beqiraj u morën peng më 2 tetor 2022 në autostradën Tiranë-Durrës. Dy vëllezërit po udhëtonin nga Durrësi në Drejtim të Tiranës, kur një automjet u ka prerë rrugën pranë mbikalimit të Maminasit. Fillimisht janë konfliktuar fizikisht me 4 personat që ndodheshin në mjet, një prej tyre Agron Bejdolli që u arrestua sot. Indrit Beqiraj u mbajt peng për disa minuta dhe autorët e lëshuan pasi kishin ecur rreth 500 metra. Dy vëllezërit më pas kanë shkuar në komisariat.

Ditën që u morën peng do kryhej vrasje

Ditën që Indrit Beqiraj u mor peng bashku me të vëllanë, ishin nisur të vrisnin dy shtetasit S.Z. dhe I.H. Porosia për këtë vrasje është dhënë nga Flamur Bejko, efektiv burgjesh, i cili kishte konflikt me shtetasit që do të vriteshin.

Për këtë krim, polici i burgjeve kishte parapaguar 3500 euro, ndërsa vëllezërit Beqiraj kishin siguruar mjetet për realizimin e ngjarjes, konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat u gjetën dhe sekuestruan gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e policisë, të hënën e 3 tetorit 2022 pas pengmarrjes.

Dëshmia e vëllezërve zbuloi rrjetin e vrasësve me pagesë

Dëshmia e dy vëllezërve Beqiri zbuloi rrjetin e vrasësve me pagesë dhe disa ngjarje, ndërsa 15 persona ranë në pranga në tetor 2022. Pas dëshmisë së tyre, u zbardh edhe atentati në Don Bosko më 4 janar 2022, ku u vra gabimisht Erion Çela dhe u plagosën 4  të tjerë.

Me porosi të Kasandër Nogës (i arrestuar në Belgjikë) do vritej Geron Hasanbelliun dhe dy nipave të tij për shkak të një hasmërie të vjetër. Kevin Zeneli (Suçi) dhe dy të tjerët ngatërruan objektiv. Për këtë atentat Kasandër Noga kontaktoi vëllezërit Beqiri, por ata u tërhoqën nga frika.

Dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:51
Report Tv siguron foton e Agron Bejdollit, i arrestuar për pengmarrjen e vëllezërve Beqiri

1713272082_agron.JPG

Ky është Agron Bejdolli, i arrestuar në Spitallë të Durrësit, i shpallur në kërkim për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj më 2 tetor 2022.

Ai njihet si person shumë i afërt i Aleksandër Lakos (Rrumi i Shijakut).

Arrestimi i tij u bë pasi Krimet e Rënda në Policinë e Durrësit morën informacion se fshihej në shtëpinë e një kushëriri.

Ora 10:19
PAMJE/ Mori peng dy vëllezërit në bashkëpunim me 'Rrumin e Shijakut', momenti i arrestit të Agron Bejdollit

Agron Bejdolli u vu në pranga nga policia, pasi ishte në kërkim në kuadër të megaoperacionit 'Sundimi i ligjit'. Në bashkëpunim me Aleksandër Lahon (Rrumi i Shijakut) morën peng më 2 tetor 2022  dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj. 

Bejdolli u kap në shtëpinë e një kushëriri të tij në Spitallë të Durrësit. Gjykata e Durrësit i kishte caktuar masën e arrestit në burg më 2 maj të vitit të shkuar.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'