KUKËS- Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim në vitin 2022, pasi posedonte eksploziv dhe 6 kg kanabis ka rënë në pranga në Kukës.
52-vjeçari Flamur Aliaj ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet se posedonte bashkë me vëllanë e tij, shtetasin P. A. dhe me shtetasin F. K., të dy të arrestuar nga Policia, në kuadër të operacionit “Cooperation", më datë 20 korrik 2022, 1 kilogram lëndë eksplozive, 6 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe sasi municioni luftarak, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, ditën e operacionit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Komente

