'Fole' prostitucioni në Tiranë, arrestohet në Rinas ‘tutorja’ tjetër kineze! Rekrutonin vajza nga Kina dhe Filipine dhe i shfrytëzonin për eskorta

'Fole' prostitucioni në Tiranë, arrestohet në Rinas ‘tutorja’ tjetër kineze! Rekrutonin vajza nga Kina dhe Filipine dhe i shfrytëzonin për eskorta

TIRANË- Dy ditë pas goditjes së një rrjeti prostitucioni në Tiranë, është arrestuar edhe një 38-vjeçare tjetër kineze, e cila bashkë me bashkëkombësen e saj rekrutonin vajza nga Kina dhe Filipinet dhe i shfrytëzonin për prostitucion në Tiranë.

38-vjeçarja Na Dong, banuese në Tiranë u arrestua në Rinas, në përpjekje për të kaluar nga pika kufitare. Na Dong së bashku me Yhong Yang, 52 vjeçe, e arrestuar dy ditë më parë, kishin krijuar një rrjet prostitucioni në kryeqytet.

Sipas policisë 'në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy të arrestuarat, me anë të fotove të publikuara në faqen "Escort Tirana", ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekturuara.

Në një rast, Policia e Tiranës thotë se 38 vjeçarja,  i ka marrë njërës prej vajzave 15 mijë euro, duke e kanosur dhe bërë presion me anë të fotove erotike, pasi ajo kishte kërkuar të heqë dorë nga ky aktivitet kriminal.

‘Tutoret’ kineze arrinin të rekrutonte vajza të reja nga Kina dhe nga Filipinet, të cilat i prisnin në Rinas dhe më pas i dërgonte në ambientin e marrë me qira në afërsi të Prokurorisë së Tiranës. Këtu realizoheshin fotot erotike të vajzave dhe reklamoheshin me pas në faqen "Escort Tirana". Çmimi për shërbimet seksuale nga vajzat varionte nga 150 deri në 300 euro dhe prostitucioni ushtrohej nëpër apartamente 'Airbnb', në zona të ndryshme të Tiranës. 

38-vjeçarja akuzohet për veprat penale "Shfrytëzimi prostiucionit", "Mbajtja e lokaleve për prostitucion", "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", dhe "Dëmtime te tjera me dashje".

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XHAVIT KARAI: 24/08/2024 14:25

    Ktē rjet Prostitution e drejton kasapi derrave Rexhep Bule Leka [ kepi ] E thot un jam bizesmen me sukses nē njē koh qē Rexhepi ēshtē me 7 klas shkoll. E tani fryet si gjeli maj plehut. E eeee si erdhi dita nē Shqipri pu pu pu pu.

    Përgjigju
  • Çadra e plazhit: 24/08/2024 09:58

    Normal e kanë "zbuluar" se kemi tutoret tona ne e biles mjaft të afta e te vijë kinezja me na e fut mu në mes të Tiranës! Hahahaha

    Përgjigju
  • Emrullahu: 24/08/2024 09:51

    Lërini mo të shfryjnë koqet shqiptarët, më mirë me këto se me gratë e policëve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Arrestohet hajduti i banesave dhe makinave në 4 fshatra

Vlorë/ Arrestohet hajduti i banesave dhe makinave në 4 fshatra