I gjithë kati i parë i hotel Brooklyn në Vlorë ishte i përfshirë nga flakët kur mbërriti zjarrfikësja, tregon Luan Kapaj. Zjarrfikësi thotë se ka qenë një telefonatë nga një banor ajo që ka mundësuar njoftimin në kohë të tyre dhe ndërhyrjen e shpejtë.
Shefi i shërbimit zjarrfikës thotë se zjarri kishte ardhur nga dy krahët dhe ekipet ndërhynë menjëherë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre.
“Mbrëmë kemi pasur një situatë disi të veçantë sepse ka qenë një zjarr në përmasa të mëdha në katin e parë të bar-restorantit dhe desh u përhap në aktin e dytë ku ishte hoteli. Fillimisht në zyrën e informacionit ka ardhur një telefonatë, dikush ka kaluar, ka parë një si djegie “po digjet një kolltuk.” Ekipi zjarrfikës ka qenë në vendngjarje, komplet kati i parë në flakë. U desh të bëhej ndërhyrja në dy drejtime, të izolohej kati i parë që mos të kalonte zjarri drejt hotelit dhe të bëhej i mundur evakuimi i gjithë banorëve rezidentë në hotel. U punua me forcat në dispozicion dhe me ndihmë nga të tjerat. Për banorët ishte e pamundur të dilnin nga shkallët dhe u detyruan të hidheshin nga ballkoni”, shpjegoi Kapaj.
Lajmi kryesor:
Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO)











