Kanë dalë pamjet nga momenti i arrestimit të biznesmenit Ervin Mata në Brazil. Nga pamjet duket se me dhjetëra efektivë dhe disa makina policie kanë marrë pjesë në operacionin për prangosjen e tij.
Mata ishte shpallur në kërkim nga SPAK që në vitin 2023, për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal që dyshohet se kishte trafikuar me qindra kilogramë kokainë nga Amerika Latine drejt shteteve të Europës.
--------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Lajmi kryesor:
Trafikoi qindra kilogramë drogë me djalin e Breçanit, arrestohet në Brazil Ervin Mata! Pritet ekstradimi, përdorte dokumenta angleze të falsifikuara











