Mbreti Charles III dhe mbretëresha Camilla janë takuar me Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë. Familja mbretërore ka nisur zyrtarisht vizitën shtetërore katërditore.

Kjo është sfida më e madhe diplomatike e mbretërimit të Charles dhe rreziqet janë të larta.

Marrëdhënia midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ve është dëmtuar rëndë gjatë muajve të fundit. Presidenti Trump ka kritikuar kryeministrin britanik Keir Starmer për mungesën e gatishmërisë së Mbretërisë së Bashkuar për t’u përfshirë në luftën e SHBA-ve në Iran.

Megjithatë, presidenti ende e admiron Mbretin dhe monarkinë dhe është pikërisht kjo lidhje që Charles do të duhet të shfrytëzojë për të ndihmuar në riparimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Mbreti përballet me një ekuilibër të vështirë diplomatik: të ruajë lidhjen miqësore me Trump, por edhe t’u mbetet besnik bindjeve të tij dhe të përfaqësojë objektivat e qeverisë britanike.

Ai ndodhet edhe nën presion personal pas skandalit të të vëllait, ish-princit Andrew pasi ka gjasa që viktimat e abuzimit seksual të pedofilit Jeffrey Epstein të japin intervista duke u ankuar se çifti mbretëror nuk do t’i takojë.

Gjatë angazhimeve të saj, mbretëresha Camilla do të zhvillojë takime me aktivistë kundër dhunës në familje.

Pallati Buckingham ka deklaruar se programi do të vazhdojë sipas planit dhe janë zhvilluar biseda të mëtejshme për sigurinë, pasi sulmit me armë në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë./BBC