Morinë-Një 48-vjeçar në kërkim për një tentativë për vrasje me armë zjarri, është vendosur në pranga teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria nëpërmjet pikës kufitare Morinë.
Fatmir Kërtusha dyshohet se në vitin 2023 për shkak të një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte Fation Shtufi. Fatmirësisht nuk pati asnjë të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.8 në Durrës.
Sipas informacioneve të policisë Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tantativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i verifikimeve, koordinimit të punës dhe të informacioneve, me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, për një shtetas të ndaluar në tentativë për të dalë nga Shqipëria, ndërkohë që ishte në kërkim si autor i dyshuar i një tentative për vrasje me armë zjarri, të kryer një vit më parë, në Durrës, Komisariati i Policisë Durrës vuri në pranga shtetasin Fatmir Kërtusha 48 vjeç, banues në Durrës.
Për këtë shtetas, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tantativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në vitin 2023, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, në rrugë, në lagjen nr. 8, shtetasi Fation Shtufi ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi F. Sh.. Nga të shtënat nuk pati shtetas të dëmtuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
45.3%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
1.8%
Vota total: 3350
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vangjush Dako dhe 3 të tjerë do hetohen nga GJKKO! Për 5 ish-zyrtarë shpallet moskompetenca dhe i kalojnë Gjykatës së Durrësit
2 Tetor, 11:35
-
FOTOT/ Ja si do të duket pas rikonstruktimit shkolla 9-vjeçare ‘Demokracia’ në Durrës
2 Tetor, 08:13
-
Kampionati ballkanik i kacavarjes, 108 sportistë garuan në Durrës! Kuqezinjtë shkëlqejnë tek U-14 dhe për të rritur
1 Tetor, 17:08
-
Porti i Durrësit, tetori nis me ardhjen e qindra turistëve nga e gjithë bota
1 Tetor, 17:08
-
Durrës/ 78 kasolle derrash i vlerësuan si banesa! Zbardhen emrat e 5 zyrtarëve të Rrogozhinës! 353 mln lekë dëm shtetit
1 Tetor, 10:10
-
Abuzuan me fondet e rindërtimit, arrestohen 5 punonjës të Bashkisë Rrogozhinë! Dhanë dëmshpërblim për 78 banesa që ishin kasolle! Nën hetim edhe qytetarët përfitues
30 Shtator, 18:15
-
E përditshmja britanike 'Birmingham Live': Vizitoni peizazhet mahnitëse të Shqipërisë
29 Shtator, 10:21
-
Durrës, një varrezë e periudhës mesjetare është zbuluar në Forumin Bizantin
28 Shtator, 13:14
-
Trafik kokaine nga Amerika Latine në Itali, Gjykata e Durrësit lë në qeli Jurgen Kaçurrin e Arjanit Malokun! Cështja i kalon për kompetencë Gjykatës së Tiranës
27 Shtator, 14:56
-
Regjistrimet në Universitetin e Durrësit, kryeson Infermieria! Rektori: S’ka interes për Filozofi, Histori dhe Gazetari
26 Shtator, 16:13
-
Met Dervishi boton librin me poezi në frengjisht: Në Shqipëri s’ka shtëpi botuese serioze, këtu libri ‘humbet’
26 Shtator, 14:36
-
Durrës/ Plagoset me thikë një i ri në Sukth, dërgohet në spital! Policia po punon për sqarimin e ngjarjes (EMRI)
26 Shtator, 13:35