'Po vjen nga Belgjika'/ Arrestohet sapo zbriti nga avioni 30-vjeçari, pjesë e grupit të Lazaratit (EMRI+ VIDEO)

RINAS- Beqo Brahimi 30-vjeç është arrestuar mbrëmjen e sotme në Rinas pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike si pjesë e grupit të Lazaratit. Ai është ndaluar nga Policia kufitare e Rinasit e cila kishte marrë informacion nga zyrat e Intepol Tirana se Brahimi po vonte me avion nga Belgjika drejt Rinasit, ku mund të prezantohej me dokumente false.

Arrestimi i tij është bërë në momentin e zbritjes nga avioni. Ndaj tij Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe Gjykata e Shkallës së Parë  Lushnje kanë caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg",  për veprën penale "Prodhimi dhe shitja  e narkotikëve". Shkëmbimi i informacionit mes Intepol Tirana dhe Policisë Belge çon në pranga një 30 vjeçar të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

"Në orët e mbrëmjes, Policia Kufitare e Rinasit, pas informacionit të marrë nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana, se një i kërkuar për  veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve po vinte me avjon nga Belgjika për në Rinas dhe aty mund të prezantohej me dokumenta të falsifikuara, menjëherë në momentin e zbritjes nga avioni  bëri arrestimin  e shtetasit shqiptar B.B., 30 vjeç, lindur  në Gjirokastër.

 Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në bazë të Vendimit Penal nr.269 dt.05.06.2015, të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë,  e cila kishte caktuar masën e sigurisë  "Arrest në burg" për veprën penale  "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer  në  bashkëpunim.

Gjithashtu po për këtë shtetas,  Gjykata e Shkallës së Parë  Lushnje, ka caktuar masën e sigurisë  "Arrest me burg",  për veprën penale "Prodhimi dhe shitja  e narkotikëve", njofton policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë