Në kërkim se porositi vrasje, policia e FNSH aksion në Elbasan për kapjen e Suel Çelës! Kontrolle në shtëpi dhe tregun Agroushqimor, por nuk gjendet (VIDEO)

ELBASAN- Forca të shumta të policisë të asistuar nga FNSH dhe agjentët e BKH kanë kryer një aksion për kapjen e Suel Çelës, i cili është në kërkim për porosi për vrasje në Elbasan. Blutë kanë zbarkuar në tregun agroushqimor dhe në shtëpinë e këtij të fundit për kontrolle, por nuk kanë arritur që ta arrestojnë. 

Në maj të vitit 2022 ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” të organizuar nga SPAK. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë. Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e  dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, por i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua.

Suel Çela nga Elbasani, rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ai ka arritur t'i shpëtojë burgut. Në nëntor 2019, Gjykata e Elbasanit vendosi ta shpallë të pafajshëm Celën për sulmin ndaj policisë tek tregu ushqimor i Elbasanit. Ngjarje kjo që tronditi opinionin publik në shtator 2017 kur dolën pamjet e Audit të zi, të blinduar që përplasi makinën zëvendësdrejtorit të policisë Gjergj Oshafi. Edhe pse prokuroria kërkoi 7 vite burg, gjykata vendosi ta shpallë të pafajshëm Çelën për mungesë provash, ndërsa dënoi shokun e tij si autor të ngjarjes. Suel Çela rezulton 'fukara' pasi nuk ka asnjë biznes në emër të tij, ndonëse i ati është biznesmen dhe zotëron tregun agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit, ku ndodhi dhe përplasje me policinë në 2017. 

Një tjetër krim i porositur nga Suel Çela është ajo e tentativës për të vrarë administratorin e shkollës private Lulzim Masha dhe Skerdi Tase dyshohej si vrasës me pagesë në këtë rast. Atentati ndaj administratorit Lulzim Masha ndodhi më 18 janar 2022 ku një person qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së tij. Në lidhje me ngjarjen u arrestua 31-vjeçari Skerdi Tasi i cili u akuzua për “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit. Masha po udhëtonte i vetëm në makinë kur autori ka qëlluar drejt makinës së tij. Drejt tij është qëlluar me 3 plumba, ku 2 prej plumbave kanë kapur makinën tip “Benz” me të cilin po lëvizte Masha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:33
Kontrollet për kapjen e Suel Çelës për llogari të autoriteteve belge, shoqërohet i ati

1698131229_fnshelbasan.jpg

Nga aksionin për arrestimin Suel Çelës, i cili nuk u gjet, është kryer kontroll i imtësishëm te shtëpia  dhe është shoqëruar i ati. Kontrolli ka qenë me urdhër të SPAK për llogari të autoriteteve belge pas letër porosisë që ata kanë dërguar më herët. Mësohet se në banesë janë sekuestruar disa materiale që mendohet se do i shërbejnë hetimeve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vilma Suelit: 24/10/2023 23:15

    Po sa te ket vendin ne shpi burri im qe mcifet me buton se kapni dot hahaha

    Përgjigju
    • Red: 25/10/2023 22:09

      Qa komenti ben

  • taoballa: 24/10/2023 18:01

    taulanti e ka krah te djath kete ose ky taulantin..ka terrorizu gjith qarkun e elbasanit me lloto online ,kush nuk mban lloton e ktij ne tel ha dajak ose burgoset..faqa m.korona55.com

    Përgjigju
  • 313: 24/10/2023 13:07

    Sa te jete ne kal shoku taotao po ja u blej une nje brisk edhe tja ruani topet.

    Përgjigju
  • Balla: 24/10/2023 13:01

    Operacioni Ik se do vijme perfundoi me sukses. Njelloi si operacioni Rrini pa merak se nuk ju kapim me Rrajat ne f.kruje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fëmijët vrasin babain në Durrës, a është në krizë familja shqiptare?



×

Lajmi i fundit

Ishin të parkuara, digjen dy furgonë në Elbasan

Ishin të parkuara, digjen dy furgonë në Elbasan