Planifikoi atentatin ndaj Preng Palucës për prishje të pazareve të drogës në Kamëz, ekstradohet nga Spanja Edmir Vlashi

Planifikoi atentatin ndaj Preng Palucës për prishje të pazareve të drogës në Kamëz, ekstradohet nga Spanja Edmir Vlashi

TIRANË- Edmir Vlashi (Marku), është ekstraduar nga Spanja pasi ishte shpallur në kërkim për disa vepra të ndryshme penale. 33-vjeçari, nga Lezha, u arrestua pak muaj më parë në Barcelonë dhe akuzohet si bashkëposedues i një arsenali të përbërë prej 6 armësh zjarri, 1 arme gjahu dhe lëndë plasëse.

Vlashi u arrestua bashkë me Hektor Ndokën, të dy të shpallur në kërkim nga ana e policisë shqiptare për atentatin e dështuar me eksploziv ndaj Preng Palucës dhe gruas së tij në dhjetor të vitit 2021. Dyshohet se shkak për atentatin ndaj Palucës u bë konflikti për prishjen të pazareve të drogës.

Edmir Vlashi u shpall në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Mataro”, të finalizuar më 7 dhjetor të vitit 2021 në Lezhë. Gjatë këtij megaoperacioni, u sekuestrua arsenali i armëve dhe shuma 88 900 euro e dyshuar e përfituar nga tregtimi i armëve, si dhe u vunë në pranga 3 shtetas, të afërm të 33-vjeçarit të ekstraduar nga Spanja.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i ka caktuar 33-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Kujtojmë se më 7 dhjetor 2021, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Mataro”, në  banesën e këtij Edmir Vlashit (Marku) dhe në banesën e të afërmve të bashkëshortes së tij (prindërit dhe vëllai i bashkëshortes, të arrestuar në flagrancë në kuadër të këtij megaoperacioni), policia e Lezhës gjeti dhe sekuestroi 6 armë zjarri, 1 armë gjahu, 2 kuti me lëndë plasëse C4, shumën 88 900 euro, kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellëse, 2 radio si të Policisë, municion luftarak, 1 automjet dhe celularë.

Si do të ndodhte atentati në dhjetor të vitit 2021?
Sipas uniformave blu, Hektor Ndoka dhe Edmir Vlashi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin një vrasje në qytetin e Tiranës, për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit. Si bazë për fshehjen e armatimit që do të përdornin për kryerjen e vrasjes dhe të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal, kishin shfrytëzuar ambientet e banesës dhe të restorantit të shtetasit Nikoll Marku. Ndërsa Mark Lamkja, dhëndri i shtetasit Nikoll Marku, është kapur me armë zjarri pistoletë, gjatë  operacionit, në përpjekje për të fshehur provat që u gjetën gjatë kontrollit të Policisë.

Provat e sekuestruara
Policia sekuestroi 2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C-4, të përgatitura gati për shpërthim, të cilat sipas të dhënave rezulton se janë prodhuar në një vend fqinj me Shqipërinë;  88.900 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal në fushën e lëndëve narkotike dhe krimeve ndaj personit; 2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions”, me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock”, me një krehër me 11 fishekë, fishekë luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrrpërcejllës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet. Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme, pasi nga informacionet e grumbulluara dyshohet se këto armë janë përdorur edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Korrekti: 18/04/2023 17:19

    Nuk jan prishje pazari drroge jo.Jan borxhet që nuk pagujn.Marin mallin e nuk japin lekët mrapsh se i rre menia se jan të fort e të paprekshëm.Shum shpejt me rradhë golaxhit do sistemohen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore