Në kërkim të drejtësisë, nëna shqiptare trondit Italinë! Nxjerr fotot e kufomës së të birit, të zhveshur të shtrirë në hollin e spitalit: Djali m’u poshtërua edhe i vdekur

Lena Dodaj para gjykatës duke kërkuar drejtësi për të birin

ITALI- Një nënë shqiptarë ka tronditur opinionin publik në Itali, pasi është shfaqur para një gjykate me fotografin e kufomës së djalit të saj të ndjerë, në formë proteste për të kërkuar drejtësi.

Lena Dodaj është nëna e Maringleno Dodaj, një punëtori që vdiq në punë në moshën 25 vjeç, më 18 nëntor 2011, pasi ra nga çatia e një kompanie në Narni Scalo. Mëngjesin e kësaj të marte ajo u shfaq para gjykatës së Ternit me një poster të madh ku ishin vendosur fotot e të riut, të zhveshur dhe pa jetë, në hollin e urgjencës së spitalit Santa Maria, ku ishte shtruar pas aksidentit në punë.

Këto foto gruas i ranë në dorë nga dosja e prokurorisë, ndërkohë që një hetim është hapur lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Megjithatë ende nuk është zbuluar se pse trupi i të riut ishte i zhveshur dhe i lënë në dyshemenë e hollit të spitalit ku pas aksidentit në punë u shtrua për të marrë ndihmë mjekësore.

‘’Ndihem e gënjyer! E shtrinë në dyshemenë e hollit të Urgjencës të spitalit Santa Maria’’ janë fjalët rrëqethëse të nënës shqiptare. ‘’Jam e tronditur! Djali m’u poshtërua edhe i vdekur’’ shtoi më pas gruaja.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të gruas shqiptare, hetimet që përfshijnë personelin shëndetësor tashmë janë arkivuar disa herë.

"I bëj thirrje prokurorit të Perugia që të ndërhyjë në çështjen tmerruese" tha ajo, duke shpjeguar se është e gatshme të vazhdojë protestën e saj edhe para zyrave gjyqësore të Perugias.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ndalohen filmat shqiptarë të prodhuar gjatë periudhës komuniste?



×

Lajmi i fundit

John

Zvicra vendos masa të reja për të hyrë në vend, MEPJ: Duhet test edhe për ato që janë vaksinuar apo shëruar nga COVID