Në kërkim të një kompromisi pas Brex-it, ja çfarë kërkon Theresa May

Në kërkim të një kompromisi pas Brex-it, ja çfarë kërkon Theresa May

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May

Kryeministrja britanike Theresa May është ende në kërkim të një kompromisi të përsosur. Misioni i saj është i qartë: të gjejë një mënyrë për të bashkuar fraksionet ndërluftuese të Brexit, në partinë e saj para se të largohen nga qeveria.

Zyrtarët e May-t do të fillojnë të punojnë të mërkurën në formulimin e një klauzole të re në legjislacionin që po përgatitet për divorcin nga Bashkimi Evropian. Kjo klauzolë duhet të marrë parasysh shqetësimet e Tories, mbi mundësinë e braktisjes së bllokut pa një marrëveshje.

Rebelët u tërhoqën nga votimi kundër May-t në parlament në Londër të martën, por vetëm pasi ajo bëri një thirrje dramatike në minutën e fundit për t’i besuar asaj. Nëse ajo nuk arrin të përmbushë premtimet e saj, May do të humbasë vullnetin e saj të mirë dhe do të përballet me një reagim të ashpër që ajo nuk do të jetë në gjendje të përmbajë, shkruan Bloomberg sipas burimeve të saj.

Fronte të shumëfishta

May po garon kundër “tik-tak” që ka mbetur nga Brexit dhe betejën e saj e ka në fronte të shumëfishta. Britania e Madhe do të largohet nga BE në mars të vitit të ardhshëm, por bisedimet në Bruksel janë duke vijuar, në përpjekje për të arritur ndonjë marrëveshje të qartë. Progresi i ngadalshëm është pjesërisht për shkak se kryeministrja nuk bie dakord plotësisht edhe me vetë kabinetin e saj, lidhur me llojin e regjimit tregtar pas Brexit që ata duan që Britania të ketë me BE.

Në Londër, Parlamenti po shqyrton pjesë thelbësore të ligjit që duhet të miratohen në mënyrë që Britania të largohet nga blloku pa shkaktuar kaos ligjor. Ligjbërësit e opozitës po përpiqen të ndryshojnë draftin për të lidhur Britaninë më ngushtë me rregullat tregtare të BE.

Në të njëjtën kohë, May duhet të shmangë zemërimin e grupit pro-Brexit, Tories, disa prej të cilëve kanë kërcënuar se do përpiqën që ta largojnë May nga detyra e saj si kryeministre, nëse ajo tradhton vizionin e tyre për një ndërprerje totale nga blloku.

Problemi për kryeministren është se ajo nuk mund t’i mbajë të dyja palët të lumtura. Një ministër pro-Brexit këmbënguli që rebelët kishin humbur dhe paralajmëroi se nëse vazhdonin të luftonin, në rast se ata do të arrinin një divorc me “asnjë marrëveshje”.

Nuk ka vend për gabim

Kryeministrja tani ka kohë deri të premten të hartojë një amendament ligjërisht të papërshkueshëm nga kontestime të shumta, për Projektin e Tërheqjes së BE-së, i cili do të jetë i pranueshëm për të dyja palët.

Pro-BE Tories duan garanci se Parlamenti do të jetë në gjendje të ndalojë qeverinë duke nxjerrë Britaninë jashtë BE-së pa një marrëveshje, në qoftë se negociatat prishen në Bruksel. May sakaq është duke rezistuar ndaj kërkesës, sepse ajo nuk dëshiron që duart e saj ‘të lidhen’ gjatë bisedimeve.

Nuk ka kohë që formulimi i tekstit të kompromisit të jetë i gabuar, sepse ndoshta do të debatohet dhe votohet në Shtëpinë e Lordëve të hënën, sipas një zyrtari të lartë qeveritar për Bloomberg.

Nëse kompromisi dështon, rebelët kanë të ngjarë të kthehen në lëvizjen e tyre fillestare, gjë që do të mund të heqë kontrollin e kryeministres mbi drejtimin e negociatave të Brexit dhe t’ia dorëzojë atë Parlamentit, tha zyrtari duke folur me kusht anonimati.

Sido që të jetë, shanset po rriten që Parlamenti të marrë një peshë më të madhe mbi Brexit.

“Në fillim të këtij procesi, nuk kishim asnjë votim në Parlament për marrëveshjen përfundimtare. Tani kemi një votim të vërtetë dhe një mundësi për parlamentin që të ndikojë dhe të miratojë marrëveshjen përfundimtare, “- tha në një intervistë Nicky Morgan, një ligjvënës i profilit të lartë pro-BE. “Por ka më shumë punë për të bërë, prandaj kjo nuk ka mbaruar ende”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë