Në kërkim të një Vasil Llaçi, që të qëllojë mbi “Perandorin”

Në kërkim të një Vasil Llaçi, që të qëllojë mbi “Perandorin”

Vasil Llaçi (me Ll të fortë), është dashuria e re e Ilir Metës. E ka zbuluar në 80- vjetorin e atentatit të tij mbi mbretin Viktor Emanuel III dhe ish- kryeministrin shqiptar Shefqet Vërlaci, ndërkohë që ata po parakalonin me veturat e tyre në rrugën kryesore të Tiranës.

Simbolika e atij gjesti ishte qartazi një gjest anti-italian, kundër një mbreti, kurorën e të cilit ja kishte dorëzuar paria e vendit.

Kjo është e vetmja gjë e qartë.

Rrethanat e tjera historike, i janë shtuar si dekor nga komunizmi, duke i gjetur Vasil Llaçit një kushëri komunist dhe duke dashur ta bëjnë të frymëzuar nga idetë komuniste.

Versioni i Gjykatës së Tiranës të asaj kohe, është se ai ishte i nxitur nga Greqia, pas Luftës italo- greke, që në atë kohë kur qëlloi Vasil Llaçi kishte përfunduar, duke pushtuar Greqinë, për shkak të ndërhyrjes gjermane.

Unë nuk besoj se Vasil Llaçi ishte agjent grek, por që ishte një anti-italian. Si shumë banorë të Bregut në atë kohë, mes Greqisë e Italisë, në atë luftë ai ishte i dëshpëruar për Greqinë.

Por kjo ka pak rëndësi për simbolikën e Ilir Metës. Atij i duhet një simbol që qëllon mbi Perandorin. Le të jetë komunist, le të jetë depresiv, le të jetë agjent, mjafton të qëllojë mbi Perandorin.

Në këto moment, vetë Ilir Meta përjeton depresionin e djaloshit Vasil Llaçi, që çfarëdo që ta ketë frymëzuar kundër një Perandori, ka marrë një vendim të madh, që i ka kushtuar jetën.

Por ndryshimi është se Ilir Meta nuk po kërkon të bëhet si Vasil Llaçi, por po kërkon të gjejë një Vasil Llaçi. Po kërkon dikë t’i tregojë vendin Perandorit të ri të Shqipërisë, që është sërish nga Perëndimi.

Po kërkon që “Perandori” të tërhiqet nga beteja me të, pasi ky vend ka prodhuar dhe Vasil Llaçin.

Eshtë qesharake, banale dhe tragjike njëkohësisht, që përjetimet e një të riu anti-italian të vitit 1941, i cili ndjehej i frustruar nga lufta italo- greke, shkatërrimi i Jugut dhe mjerimi që solli kjo luftë për të, sot i shikojmë si aspirata të presidentit të Republikës, që ndjehet si i pushtuar nga SHBA dhe Bashkimi Europian dhe ndjehet i rrënuar prej tyre.

Atij i duket Yuri Kim si Viktor Emanueli III dhe Edi Rama si Shefqet Vërlaci. Dhe po kërkon të gjejë një Vasil Llaçi, që të qëllojë mbi ta. Vështirë do ta ketë ta gjejë, pasi deri tani ka ndryshuar shumë modele heronjsh që duan të vdesin për të, sipas hallit që ka. E ka  nisur nga Allende, dhe ka arritur tek Vasil Llaçi.

Fatkeqësisht gjithë heronjtë që ai ka zgjedhur për model frymëzimi, janë vrarë për ideale të mëdha, kurse ky kërkon të gjejë dikë, që të vritet për të. Ky është problemi që s’po gjen dot një kamikaz që të frymëzohet prej tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 30/05/2020 13:21

    Merre ate hale Komunist president e fute brenda Kush mutin e vuri kete Bolle me koke breshke Gjithe jeten hajdut mashtrues so kerkon vasilera mos do kerkoje Dajon e tije Kasap i Popullit SULO-gradeci QE TE NA SJELLE ENVERIN SERISH KY ESHTE NJE PILAF NE MES TE QENERVE

    Përgjigju
  • Arben Metani: 29/05/2020 12:14

    Fiks. I madh je Baze!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës