Në kërkim të provave të reja, SPAK zgjat me 1 muaj hetimet për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe të arrestuarit e tjerë! Zgjaten me 6 muaj për mjekun Edvin Prifti
Edvin Prifti dhe Enkeleida Hoxha
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka zgjatur me një muaj hetimet për për ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha dhe të arrestuarit e tjerë. SPAK i ka zgjatur hetimet me qëllim për të pasur më shumë kohë për të kërkuar prova të tjera në lidhje me ish-gjyqtares dhe bashkëpunëtorëve të saj. SPAK ka kërkuar zgjatjen me 6 muaj të hetimeve edhe për mjekun Edvin Prifti i cili doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës.
Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars, e akuzuar se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve.
Ajo u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Gjyqtarja Hoxha u la në burg nga Gjykata e Apelit. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve. Emri i gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë disa muaj më parë në Tiranë.
Ndërkaq, mjeku Edvin Prifti doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkeleida Hoxha.
Mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën. Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkeleida Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrë e shtëpi.

SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Hetime për korrupsion dhe pastrim parash për Gërdecin, do bëhet drejtësi?
-
PO
54%
-
JO
34.7%
-
NUK E DI
11.4%
Vota total: 1180
Lajme të tjera
-
Berisha: Rama ka kapur drejtësinë, pi kafe çdo ditë me prokurorët e SPAK! Po mban peng edhe vendimin për vulën e PD-së
8 Shkurt, 20:15
-
SPAK dërgoi për gjykim Mediun për tragjedinë e Gërdecit, Zamira Durda: T’i shtohet akuza e vrasjes! Qesharake që akuzohet vetëm për korrupsion
8 Shkurt, 13:19
-
Pas marrjes në pyetje të Shkëlzen Berishës, kthesa e fortë e SPAK për ‘Gërdecin’! Nis hetimet për 'korrupsion i zyrtarëve të lartë' dhe 'pastrim parash'! Dërgon për gjykim Mediun
8 Shkurt, 09:43
-
Botoi librin për ‘Gërdecin’, gazetari amerikan flet ekskluzivisht për Report Tv: Shkëlzen Berisha takoi Diverolin dhe negocioi çmimin e fishekëve
7 Shkurt, 18:31
-
Mediu, Shkëlzeni, Jamarbri dhe Meta në dyert e SPAK, Sali Berisha kërkon zhbërjen e reformës në drejtësi, e shpall akt korrupsioni të SHBA-BE
4 Shkurt, 15:07
-
Fatmir Mediu viziton NASA-n, ironia e Mero Bazes: Do e çojnë në hapësirë nëse dënohet nga SPAK, Interpol se ekstradon dot
3 Shkurt, 19:12
-
Përkrahte ISIS me postime në rrjetet sociale, SPAK kërkon 4.5 vite burg për Ibrahim El Salih
2 Shkurt, 12:03
-
Akuzohet për falsifikimin e formularësh, kryebashkiaku i Mallakastrës dënohet me 6 muaj burg, konvertohet në 40 orë punë publike: S’do jap dorëheqjen nga mandati
2 Shkurt, 11:51
-
Bejko: Thirrje SPAK, heto Ramën dhe Berishën për aferën McGonigal
2 Shkurt, 11:07
-
Gjykata e Posaçme 'luftë' me SPAK për hetimin e pasurisë së Metës dhe Berishës, prokurorja Manjola Kajana bën rezistencë, ankimon në Apel urdhrin për nisjen e hetimeve
1 Shkurt, 15:36
-
Garda e Republikës merr në ruajtje godinën e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme, deri më sot e ruante policia (VIDEO)
1 Shkurt, 10:28
-
Ylli Pata: Kërcimi nga belaja para derës së SPAK!
31 Janar, 18:27