Po jetojmë në një kohë të vështirë e po përballemi me një rritje të ndjeshme të çmimeve të mal
Kjo edhe për shkakun se vendi mund të përballet me një situatë edhe më të keqe sesa kjo, rrezikun e mungesës totale të energjisë në treg.
Por edhe pse është bërë thirrje për kursim, edhe nga autoritetet shtetërore, ajo çka është e papranueshme është fakti se dritat nëpër rrugët e Tiranës janë të ndezura edhe kur ka ndriçim, kur kjo është totalisht e panevojshme dhe më tepër para për tu paguar.
Fotot e mëposhtme janë bërë në 5:30 kur duket se nuk ka nevojë dhe nëse këto drita do të fikeshin të paktën nga ora 5:30 e mëngjesit, do të kursehej të paktë 30 minuta konsum energjie, e rrjedhimisht kjo në kursim parash. Mbase është koha të jemi të vëmendshëm ndaj çdo detaji për të menaxhuar situatën.