Në krye të Champions League dhe asnjë gol i pësuar, Inzaghi: Jemi për në finale, krenar për Interin

Në krye të Champions League dhe asnjë gol i pësuar, Inzaghi: Jemi për në finale, krenar për Interin

Simone Inzaghi pas ndeshjes

Katër fitore, një barazim, shtatë gola të shënuar dhe asnjë i pësuar e dërgojnë Interin në krye të Champions League në kuotën e 13 pikëve.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi foli për “Sky” pas fitores 1-0 kundër Leipzig. “E dinim rëndësinë e ndeshjes. Luanim kundër një skuadre me vlera, e cila deri të dielën kishte mbrojtjen më të mirë të Bundesligës. Bëmë një ndeshje shumë të mirë, ishim gjithmonë të balancuar, edhe pse kundër Leipzig nuk është e lehtë. Më vjen keq që nuk e shënuam golin e dytë, por skuadra vuajti relativisht pak”.


Mendimi juaj i parë kur shihni renditjen?

Patjetër jemi të kënaqur, por për të arritur në tetë më të mirët duhet edhe një hap tjetër. Kemi bërë një rrugëtim të shkëlqyer; 4 fitore radhazi dhe 5 ndeshje pa pësuar gol. Kisha frikë për ndeshjen e sotme, por skuadra është e pjekur dhe e dinte që nuk duhej të ndikohej nga 0 pikët e Leipzig.


A jeni të pjekur për t’u rikthyer në finale?

Ky është objektivi i të gjitha skuadrave, aq më tepër për mua që drejtoj Interin. Ka shumë konkurrencë dhe nuk është e lehtë të luash çdo dy ditë e gjysmë. Kam fatin të kem djem që janë mësuar me këtë, ka një gatishmëri të madhe nga të gjithë.


A mund të bënit më mirë në 30 metrat e fundit?

Jam dakord. Ishte rasti i Dumfries në fillim të pjesës së dytë, që ndoshta do të kishte ndryshuar ndeshjen, edhe goli i Mkhitaryan më dukej i rregullt. Kundërshtari ishte me vlera, Openda është i fortë, për të mos përmendur Sesko dhe Nusa. Sonte pamë një Inter që ishte në lojë, ashtu siç më pëlqen mua. E dinim si ta zgjidhnim një ndeshje aspak të thjeshtë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

'Me Inteligjencë Artificiale transferojmë në kohë të shkurtër legjislacionin e BE-së', Rama: Kroacisë iu deshën 7 vjet, angazhuan përkthyes të shumtë

'Me Inteligjencë Artificiale transferojmë në kohë të shkurtër legjislacionin e BE-së', Rama: Kroacisë iu deshën 7 vjet, angazhuan përkthyes të shumtë