Në krye të Partisë së Lirisë, Meta: Hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë
Ilir Meta në konventën e LSI
Pas Konventës së LSI-së, që u zhvillua mbrëmjen djeshme, ish-Presidenti Ilir Meta mori drejtimin e partisë së tij, e cila sipas tij ndryshoi katërcipërisht, madje dhe në emër.
Meta ndarë në Facebook një postim kur shpreh mirënjohjen e për vendimin historik të themelimit të partisë së tij të re, Partia e Lirisë.
‘Me mirënjohje për të gjithë delegatët për vendimin historik të themelimit të Partisë së Lirisë. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e Sovranitetit të plotë të popullit shqiptar nëpërmjet Referendumit.
Tani është Koha për Veprim! Asnjë sekondë për të humbur’- shkroi Meta.
Nga Konventa e mbrëmjes së djeshme, Meta bëri thirrje për sovranitet dhe referendum të cilat sipas tij ishin dy elementët më të nevojshëm për demokracinë shqiptare.
Meta e nisi fjalimin e tij me tone nacionaliste, duke folur për një mision për të shpëtuar Kosovën, pavarësinë e saj dhe sovranitetin e Shqipërisë por edhe me një ‘pagëzim’ të ri si ‘për të larë mëkatët’ Ilir Meta nisi dje zyrtarisht rrugëtimin e tij të ri në politikën shqiptare. Lëvizja Socialiste për Integrim nga 25 korriku do të mbajë emrin 'Partia e Lirisë'. Që në nisje të eventit u ndryshuan 2 nene në statut ku LSI i dha të drejtë vetes që të ndryshojë emrin, vulën dhe simbolet e partisë. Kjo i hapi rrugën ndryshimit të emrit të partisë së krijuar në vitin 2004 nga Ilir Meta. Tashmë Partia e Lirisë do të drejtohet nga një Komitet Organizator, me në krye Ilir Metën, derisa sipas statutit të zhvillohen zgjedhjet që ta ngjisin zyrtarisht ish presidentin në krye të saj.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që SHBA e jo më BE të ndërmjetësojë dialogun Kosovë-Serbi?
-
Po
84%
-
Jo
11%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 200
Lajme të tjera
-
Të thellosh humbjen me ‘Gjicin në krah’, dita e kiametit për opozitën!
26 Shtator, 19:38
-
Mero Baze: Sulmet e padrejta ndaj Berishës për heshtjen ndaj Kukësit
26 Shtator, 19:32
-
'Libri i Zi' dhe tallja cinike e Ilir Metës me demokratët, pas humbjes së thellë në Kukës
26 Shtator, 18:46
-
Humbja e thellë në Kukës, justifikohet Meta: Tregues që shteti kontrollon votën! Vijoj bashkëpunimin me Berishën për fuqizimin e opozitës
26 Shtator, 14:00
-
Kukësi ‘karton të kuq’ Berishës, analisti në Report Tv: Po merr më qafë dhe Ilir Metën! Kreu i PL-së, ka vënë bast me kalin e lodhur
25 Shtator, 13:57
-
Vrasja e policit në veri të Kosovës, Rama: BE të marrë masa për moseskalimin e situatës! Begaj: Akti kriminal! Opozita: Autorët të dalin para drejtësisë
24 Shtator, 09:11
-
Rënia e euros, Meta: Përfiton vetëm qeveria dhe një grup interesi, rrezikohet vendi i punës për mijëra qytetarë
20 Shtator, 12:19
-
Juristi: Ja si Berisha ‘i bëri gropën’ Metës për dosjen CEZ-DIA, ju tregoj dëshmitarët që mund të hapin ‘Kutinë e Pandorës’ në aferën e Gërdecit
19 Shtator, 12:04
-
'Nuk përjashtojmë askënd', ç’po ndodh me Ilir Metën?
19 Shtator, 07:09
-
Kreshnik Spahiu: Ja kush po e mban peng Ilir Metën me dosje! Urdhrat e fshehta që merr Sali Berisha nga Greqia
18 Shtator, 20:48
-
Minxhozi: Sondazhi që tregon fundin e kazanit
15 Shtator, 22:01
-
Analisti Burimi: Bashkimi Berisha-Bardhi do jetë fatal për Ilir Metën! Demalia: Nuk është çudi një aleancë e PL me Ramën zgjedhjet e ardhshme
15 Shtator, 20:14
O mor like je kanpjon për vjedhje je mashtrus je hajdut e çfar nuk je mor edepsëz. Dridhet like si ta dush po burgut si shpëton e mor u mërzit aty do vi salhe bajga sy peshkaqeni xen do vi jamarbër hajduti e shum shok të tjer e domino do puno o Like kaçarumi.
PërgjigjuLike,Likesevdaliu/Mori dyfekn e shtiu/ Vrau nje derr miu...hahahahahaha na bere per te qeshur o maço,gaz paç per here ne ate dere te mbyllur me krim,korrupsion,vrasje,grabitje e çte te thote me motra ty o likeeee. Sa mire bere qe na ridimensionove dekompozimin tend politik duke na lene te gajasur e pataksur me partine lapërdhare qe pagezove ne ate tallava te gjelash...
Përgjigju