Në krye të Tatimeve VIP M.Kalia
Vilma Rakipi tek tatimet e Tiranës
Bashkëshorja e ish-kryeprokurorit Arben Rakipi, vendoset të drejtojë drejtorinë e Tatimeve Tiranës, ndërsa në Njësinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj (drejtoria e ashtuquajtur e VIP-ave), është caktuar Mimoza Kalia.
TIRANË - Drejtoresha e re e përgjithshme e administratës Tatimore në vend duket se preferon që postet kyç të drejtohen nga femrat. Kështu, Brisida Shehaj ka emëruar dje në dy nga postet më kyçe për grumbullimin e taksave në ekonominë e vendit dy gra, me përvojë pune në tatime apo në jetën akademike.
Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në sektorin më të rëndësishëm të administratës fiskale, Njësinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj (drejtoria e ashtuquajtur e VIP-ave), është caktuar dje prej saj Mimoza Kalia, e cila ka qenë deri tani shefe te Drejtoria e Përgjithshme për Procedurat. Asaj i është ngarkuar një ndër misionet më të vështira, ku qeveria pret që të mbledhë pjesën kryesore të të ardhurave buxhetore nga tatimet dhe taksat prej biznesit të madh.
Gjithsej në këtë drejtori janë të regjistruar rreth 850 VIP-a, që kontribuojnë në pjesën më të madhe të të ardhurave në buxhet.
Ndërkohë, në postin e drejtorit të ri të Tatimeve në drejtorinë e Tiranës, më e madhja në vend dhe më e rëndësishmja pas Njësisë së Tatimpaguesve të Mëdhënj, në administratën fiskale, është emëruar Vilma Rakipi.
Më parë, deri në vitin 2006 ajo ka mbajtur detyrën e përgjegjëses së sektorit, por në administratën tatimore. Më pas, ka punuar si pedagoge në shkollën e Magjistraturës për lëndën e së Drejtës Fiskale.
Vilma Rakipi është bashkëshortja e ish-kryeprokurorit Arben Rakipi.
Redaksia online
(e.s/ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
33.3%
-
Jo
60%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 45
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112-vjetori i Pavarësisë, urim nga Policia e Shtetit: 28 Nëntori na gjen krenarë dhe të bindur se duhet më shumë punë dhe shërbim cilësor
28 Nëntor, 09:33
-
Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë
28 Nëntor, 09:26
-
A është manipuluese natyra njerëzore?
28 Nëntor, 09:24
-
Disiplina/ Gjoba dhe pezullime, e pësojnë Tirana dhe AF Elbasani
28 Nëntor, 09:22
-
Trump: Mora garancinë nga presidentja e Meksikës se do ndalojë emigracionin e paligjshëm në kufi! Sheinbaum përgënjeshtron: Nuk kemi qëllim mbylljen e kufijve
28 Nëntor, 09:13
-
Kosovë/ Mësuesi akuzohet se hodhi në mbeturina flamurin kombëtar, përjashtoi nga ora nxënësen që mbante plis
28 Nëntor, 09:13
-
28 Nëntor/ 69-vjetori i komandantit legjendar Adem Jashari
28 Nëntor, 09:12
-
Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë
28 Nëntor, 08:54
-
Meta nga burgu: Urime 28 Nëntorin e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit! Kjo datë na bashkon kundër pushtuesve të vjetër e të rinj
28 Nëntor, 08:54
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim
28 Nëntor, 08:47
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit
28 Nëntor, 08:40
-
VIDEOLAJM/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit
28 Nëntor, 08:36