‘Uji i ftohtë’ pa ujë në mes të sezonit turistik, mungesë dhe te Shtëpia e fëmijës! Banorët: Vijnë punëtorët sa shohin vendin dhe ikin

VLORË- Banorë të 7 pallateve në lagjen "Uji i Ftohtë" në Vlorë prej 10 ditësh janë pa ujë të pijshëm. Ata shprehen se janë ankuar në Drejtorinë̈ e Ujësjellësit, por problemi nuk është zgjidhur.

“Shkojmë dhe mbushim ujë ku të ketë, më shumë blejmë, s’kemi për të larë enët, lëre për në tualet, kemi 50 e sa vite këtu, në këtë pallat”

“Çdo behar vuajmë për ujë, nuk është zgjidhur”

“Kemi pasur ujë para 10 ditësh, po jo ujë, sa një gisht sa për të larë sytë, jo për të bërë dush, u kishte dalë një problem, shkuam e riparuan natën, në mëngjes u hapën uji, kur në një kohë, që ajo ditë nuk na ka ardhur ujë. Ose nuk kanë hapur saraçineskat e sakta plus që këto janë linja që e Italisë”, tregojnë banorët.

Një tjetër banor që ka prindërit e sëmurë në shtëpi, shprehet se problemet me furnizmin me ujë kanë filluar që në prill, por tashmë situata është më kritike për shkak dhe të temperaturave të larta.

“Unë për vete kemi që në prill pa ujë, jemi ankuar, vijnë, dërgojnë punëtorë dhe mbyllet, sa e shohin dhe ikin, brefotrofi është pa ujë, janë 2 pallatet aty”, tregon një tjetër.

Ndërkohë uji mungon dhe në Shtëpinë e Foshnjës që ndodhet në këtë zonë, ndërsa drejtoresha jashtë kamerës tha se po furnizohen me autobote.  Të kontaktuar me telefon zyrtarët e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë, thanë se nuk kanë gjetur defektin edhe pse kanë kaluar 10 ditë....

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nënën mund ta zëvendësojë edhe ujkonja, po shoqërinë nuk e zëvendëson dot kush

Nënën mund ta zëvendësojë edhe ujkonja, po shoqërinë nuk e zëvendëson dot kush