Në Laknas ‘shtëpi bari’ si në Londër! Në burg dy vëllezërit e kthyer nga Anglia dhe elektriçisti! Bokset e muzikës shmangën zhurmën, aspiratori largonte aromën

Në Laknas ‘shtëpi bari’ si në Londër! Në burg dy vëllezërit e kthyer nga Anglia dhe elektriçisti! Bokset e muzikës shmangën zhurmën, aspiratori largonte aromën

Vëllezërt Matraxhi dhe kanabisi i kultivuar në banesën e tyre

TIRANE- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy vëllezërit, Shkëlqim dhe Fatmir Matraxhi, të cilët kishin kthyer një banesë në Laknas në shtëpi bari si dhe punonjësin e OSHEE-së Endrit Paja.

Rezulton se dy vëllezërit ishin kthyer nga Anglia, dhe katin e dytë të banesës e kishin përshtatur për kultivimin masiv të bimëve narkotike të kanabis sativa.  

Pajisje të posaçme u gjetën të instaluara në ambientin e brendshëm të objektit për të krijuar kushte të kultivimit të drogës, teksa bimët e gjetura dhe sekuestruara ishin në fazë të avancuar të zhvillimit të tyre si dhe një sasi droge të paketuar gati për nxjerrjen e saj në treg. 

Bashkë me vëllezërit në pranga përfundoi edhe shtetasi Endrit Paja, punonjës i OSHEE-së për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. 

Ai dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike. 

Vëllezërit sipas të dhënave hetimore, kishin instaluar edhe bokse muzike, për të shmangur zhurmat që vinin nga brenda objektit si rrjedhojë e pajisjeve që i shërbenin kultivimit të drogës si dhe aspirator për të larguar aromën. 

Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 20 bimë narkotike Cannabis Sativa, rreth 60 cm të larta, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 5 llamba speciale për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra për pastrimin e aromave, 3 ventilatorë freskues, 2 pajisje për matjen dhe rregullimin e temperaturës dhe pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbardhet EMRI i shqiptarit të arrestuar për vrasjen e rumunit më 2020! I dënuar me rreth 23 vite burg, shkak pazaret e drogës! E goditi 30 herë me thikë pas shpine

Itali/ Zbardhet EMRI i shqiptarit të arrestuar për vrasjen e rumunit më 2020! I dënuar me rreth 23 vite burg, shkak pazaret e drogës! E goditi 30 herë me thikë pas shpine