Titulli: “20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë””
Autore: Suzana Varvarica Kuka
Shtëpia Botuese: “Mediaprint”
Çmimi: 750 lekë
Shqipëria ka heronj të artit, që mund të inspirojnë fëmijët dhe të rinjtë. Studiuesja Suzana Varvarica prezanton përmes një gjuhe të thjeshtë librin e dytë të kolanës “Mjeshtrit e hershëm shqiptarë”, me 20 emra të njohur, pjesë e historisë së artit vendas të fillimit dhe mesit të shekullit XX. Piktorë, grafiksitë, skulptorë, artistë të pllakatit, disa të shkolluar jashtë, të tjerë që fituan zanatin nga të parët e tyre apo audodidaktë, si ia dolën këta krijues të linin gjurmë me veprat e tyre. Autorja njeh të rinjtë me profilin, veprën, sfondin historik e shoqëror ku këta mjeshtra u rritën e u formuan.
Titulli: “Qiriri i Jaseminit””
Autore: Evis Vyshka
Shtëpia Botuese: “Toena”
Çmimi: 1200 lekë
Një histori dashurie e trazuar, ku Andit i duhet të mbrojë në gjyq, mikun e tij të ngushtë Tonin, që është edhe vrasësi i gruas që dashuronte. Evis Vyshka debuton si autore me librin “Qiriri i Jaseminit”, që i bie kambanës së alarmit për të drejtën e jetës së çdo gruaje, pavarësisht zgjedhjeve të saj. Në rrëfimin e këtij thrilleri psikologjik, ajo mban të ‘mbërthyer’ lexuesin, në ‘labirthin’ që përjeton protagonisti, i cili ka disa ‘borxhe’ miqësie për të shlyer.
Titulli: “Vështromë në errësirën e natës”
Autore: Immanuel Mifsud
Shtëpia Botuese: “OMBRA GVG”
Çmimi: 800 lekë
Fitues i Çmimit Europian të Letërsisë, dhe i një sërë vlerësimesh të tjera, maltezi Immanuel Mifsud vjen kësaj here në shqip me një sprovë letrare. Titulli “Vështromë në errësirën e natës” , i frymëzuar nga një lutje nate malteze, të shpie nga paradhoma e një dialogu ftues lexues-autor, në një rrëfim të mistershëm, mes gjumit e zgjimit, ku gërshetohen ëndrra, ndjesitë dhe realiteti. Romani vjen në shqip nga Elisa Ivanaj.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
46.6%
-
Jo
49.3%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 8982
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut
29 Dhjetor 2024, 07:22
-
Tre tituj të rinj: "Antologjia e poezive më të bukura në botë", "14 këngë popullore shqiptare" e "Fatmir Haxhiu, Piktori i historisë"! 'Melodia e Vargut' tek poezia e Merinit
22 Dhjetor 2024, 08:57
-
‘Në Librari’ vjen me tre tituj të rinj! ‘Dollia shqiptare’ nga Sherif Bundo, ‘Shtatë dritare’ nga Virion Graçi dhe ‘Gjenocidi serb kundër shqiptarëve’
15 Dhjetor 2024, 08:00
-
Tre tituj të rinj 'Në Librari’: 'Letrat që nuk m’i dërgove kurrë të Irena Shabanit, 'Muri i heshtjes' i Gani Mehmetajt dhe 'Hënat e fundit' nga Furio Bordon
8 Dhjetor 2024, 07:52
-
‘Në Librari’ vjen me tre tituj të rinj! Nga ‘Paraleli 42’, ‘Tekno-Broni’ te ‘Rrezefati’
1 Dhjetor 2024, 12:40
-
'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'
24 Nëntor 2024, 10:50
-
'Në Librari' vjen me 3 tituj të rinj! Nga 'Shtëpia e verdhë' e Bashkim Hoxhës, 'Shi me baltë' i Mero Bazes te 'I rënë nga qielli' nga Tom Kuka
17 Nëntor 2024, 14:25
-
'Në librari', tre titujt për këtë fundjavë: ‘Përrallëtarët e gjuhës shqipe’, ‘Në mbrojtje të arsyes albanologjike’ dhe ‘Pse e përqeshin shoqet Martinën’
10 Nëntor 2024, 08:11
-
Një librari në Tiranë me emrin e atit jezuit, Zef Valentini. Hapësira e re me botime të larmishme e gjithëpërfaqësuese
5 Nëntor 2024, 13:54
-
‘Në Librari’ vjen me tre tituj të ri! Monografi për ‘Antikulturën’ e ‘68-s në Shqipëri, ‘Shtëpia e Zërave’ dhe ‘Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-s’
3 Nëntor 2024, 07:39
-
Pas ‘Apostullit’, Ikonomi sjell Fan Nolin ‘Rebel’! ‘Tri jetët e zotit P”, një roman për dashurinë për pushtetin! ‘Vegjetariania’ e nobelistes Han Kang
27 Tetor 2024, 15:33
-
Në Librari/ Triologjia e Natasha Lester! Një sagë dashurie, historia e dy grave të forta dhe jeta e modeles së ‘Vogue’! Libri i ri studimor i Prof. Dr. Bogdanit
20 Tetor 2024, 11:19