‘Në Librari’/ Ylljet Aliçka me ‘Histori njerëzish të zakonshëm’! 'Vajzat e Jaltës', të fshehtat e Çërçill, Rusvelt e Heriman! 'Porosia e njëmbëdhjetë' nga Egli Goce

Titulli: “Histori njerëzish të zakonshëm”

Autor: Ylljet Aliçka

Shtëpia Botuese: “Onufri”

Çmimi: 900 lekë

Shazivari, një mësues i punës me dru në klubin e fshatit tek rreket të “tretë” hallet e tij të koklavitura. Kjo është ‘skena’ e parë që hap romanin “Histori njerëzish të zakonshëm”, ku autori Ylljet Aliçka e zbulon që në titull objektin që zgjedh kësaj here për letërsisë e tij. Një lloj ‘Sharli Bovari’ shqiptar, që për më tepër ngjet të jetë me një ekonomi të varfër pavarësisht dypunësimit në sistemin e edukimit e madje edhe si rrobaqepës. Në historinë e jetës së Shazivarit degëzohen, por jo për shumë gjatë, disa personazhe gra dhe një fëmijë. Sfondi kohor, ai viteve të fundit të diktaturës, bëhet thuajse i parëndësishëm, rrëfimi hera-herës me një ironi të pamëshirshme,  shpërfaq pamundësinë e një njeriu për të marrë frerët e jetës në dorë. Tek protagonisti endet  të justifikojë dështimet e tij autori i ‘hedh grepin’ e zhvillimit kulturor për të kuptuar veten dhe jetën, pse jo edhe përmes “Rastësisë dhe domosdoshmërisë” së Zhak Mono (Jacques Monod).

Titulli: “Vajzat e Jaltës”

Autor: Catherine Grace Katz

Shtëpia Botuese: “Ombra GVG”

Çmimi: 1400 lekë

Një libër që pushtoi faqet mediatike më prestigjiose nga “New Yorks Times” tek “Wall Street Journal”, për të pathënat e Konferencës së Jaltës, dhe tri lidërve më të rëndësishëm të kohës Çërçill, Rusvelt dhe Heriman. “Vajzat e Jaltës” nga Catherine Grace Katz, sjell në një rrëfim befasues, jo vetëm dritëhijet e tri personazheve historikë botëror, rolin e vajzave të tyre që i shoqëruan në atë ngjarje kyçe, por edhe peshën që pati “Jalta” deri në rrjedhën e politikave që ndodhin sot në botë.

Titulli: “Porosia e njëmbëdhjetë”

Autor: Egli Goce

Shtëpia Botuese: “Mediaprint”

Çmimi: 800 lekë

Pasionin për leximin e ka ushqyer që fëmijë, ndërsa “Porosia e njëmbëdhjetë” është sprova e tij e parë e botuar letrare. Egli Goce i sjell lexuesit një histori ‘thrilleri’ dhe ‘misteri’ që zhvillohet në Tiranën e viteve të fundit, të mbuluar nga betoni dhe aferat e dyshimta. Gjithçka nis në një konferencë arkitekture dhe përfundon në Prokurori, ku Goce sfidon edhe lexuesin, për të gjetur vrasësin e Adrianit, dhe autorin e vdekjes që pason. Në një jetë plot me mëkate dhe dritëhije, të pronarit të agjencisë imobilare “Adrian Real Estate”, të dyshuarit janë shumë, por shkelja e “Porosisë së njëmbëdhjetë” , e vendos lexuesin përball një të vërtete të befasishme.

B.V//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës