Titulli: “Vetëm një natë Markoviç”
Autor: Ayelet Gundar-Goshen
Shtëpia Botuese: “OMBRA GVG”
Çmimi:1400 lekë
Me mbi dy dekada njohje me hebraishten e gjuhë të tjera, Alban Reli sjell në shqip, romanin e tretë nga kjo gjuhë . “Vetëm një natë Markoviç” i autores bashkëkohore Ayelet Gundar-Goshen i jep lexuesit një sfond historik nga epoka e krijimit të Izraelit e deri në ditët e sotme duke e gërshetuar me ngjarje intime të rrëfyera me sensualitet e humor të kultivuar, ku shpaloset dëshira por edhe obsesioni për të dashuruar. Në vigjilje të Luftës së Dytë Botërore, 20 të rinj nisen nga Palestina drejt Evropës. Në pritje janë njëzet vajza, që ndonëse të huaja do të jenë nuset e tyre të ardhshme për t’i shpëtuar kërcënimit të nazismit. Në përfundim të misionit çiftet do të duhet të divorcohen, por me protagonistin Markoviç ndodh ndryshe.
Titulli: “Ëmbëlsia e harresës”
Autor: Kristin Harmel
Shtëpia Botuese: “Mediaprint”
Çmimi:1300 lekë
Autore e 15 romaneve, “Ëmbëlsia e harresës”, i sjellë në shqip nga Maniela Sota është libri që i dha famën më të madhe Kristin Harmel. Kur biznesi, ëndrrat, uniteti i famijes së Hope janë në zgrip, jeta e 36-vjeçares merr kthesë. Me një listë emrash në dorë ajo niset drejt Francës për të zbuluar një mister shtatëdhjetëvjeçar. Një histori tragjike e lidhur me të parët e saj hebrenj, ku ngjarjet, ndërtuar mbi fiction-in dhe referenca historike në panoramën e Luftës së Dytë Botërore flasin edhe për Shqipërinë.
Titulli: “Përse u kthyen arbër & epirotët në shqiptarë”
Autor: Pirro Prifti
Shtëpia Botuese: “Jozef”
Çmimi:1200 lekë
Në vazhdën e botimit të librave historikë studiuesi Pirro Prifti synon që me librin “Përse u kthyen Arbër & Epirotë në Shqiptarë”, të ballafaqojë të dhëna nga burime të ndryshme historike. Cilat qenë lëvizjet brenda vendit por edhe prurje osmane që sipas tij ndikuan në këtë ndryshim dhe zonat ku më së shumti këto koloni u vendosën. Autori tenton të dritë gjithashtu mbi ato pjesë të popullatave fqinje si serbe apo greke që sipas tij kanë prejardhje arbër & epiriote. Vëmendje të veçantë, mes kapitujve, i kushton sjelljes së tezave mbi eshtrat e Skënderbeut.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.1%
-
Jo
36.7%
-
Nuk e di
15.3%
Vota total: 308
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Në Librari’ me 3 tituj: Monografi për Arben Bajon, ‘Më quajnë Lusi Barton’ e ‘Donika dhe Gjon Kastrioti Skënderbeu në Itali’! ‘Tim biri’ te ‘Melodia e Vargut’
5 Janar, 07:31
-
‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut
29 Dhjetor 2024, 07:22
-
Tre tituj të rinj: "Antologjia e poezive më të bukura në botë", "14 këngë popullore shqiptare" e "Fatmir Haxhiu, Piktori i historisë"! 'Melodia e Vargut' tek poezia e Merinit
22 Dhjetor 2024, 08:57
-
‘Në Librari’ vjen me tre tituj të rinj! ‘Dollia shqiptare’ nga Sherif Bundo, ‘Shtatë dritare’ nga Virion Graçi dhe ‘Gjenocidi serb kundër shqiptarëve’
15 Dhjetor 2024, 08:00
-
Tre tituj të rinj 'Në Librari’: 'Letrat që nuk m’i dërgove kurrë të Irena Shabanit, 'Muri i heshtjes' i Gani Mehmetajt dhe 'Hënat e fundit' nga Furio Bordon
8 Dhjetor 2024, 07:52
-
‘Në Librari’ vjen me tre tituj të rinj! Nga ‘Paraleli 42’, ‘Tekno-Broni’ te ‘Rrezefati’
1 Dhjetor 2024, 12:40
-
'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'
24 Nëntor 2024, 10:50
-
'Në Librari' vjen me 3 tituj të rinj! Nga 'Shtëpia e verdhë' e Bashkim Hoxhës, 'Shi me baltë' i Mero Bazes te 'I rënë nga qielli' nga Tom Kuka
17 Nëntor 2024, 14:25
-
'Në librari', tre titujt për këtë fundjavë: ‘Përrallëtarët e gjuhës shqipe’, ‘Në mbrojtje të arsyes albanologjike’ dhe ‘Pse e përqeshin shoqet Martinën’
10 Nëntor 2024, 08:11
-
Një librari në Tiranë me emrin e atit jezuit, Zef Valentini. Hapësira e re me botime të larmishme e gjithëpërfaqësuese
5 Nëntor 2024, 13:54
-
‘Në Librari’ vjen me tre tituj të ri! Monografi për ‘Antikulturën’ e ‘68-s në Shqipëri, ‘Shtëpia e Zërave’ dhe ‘Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-s’
3 Nëntor 2024, 07:39
-
Pas ‘Apostullit’, Ikonomi sjell Fan Nolin ‘Rebel’! ‘Tri jetët e zotit P”, një roman për dashurinë për pushtetin! ‘Vegjetariania’ e nobelistes Han Kang
27 Tetor 2024, 15:33