Titulli: “Burgu i shëndetit”
Autor: Altin Joka
Shtëpia Botuese: “Mediaprint”
Çmimi: 1500 lekë
Niset nga përvoja personale nutricionisti Altin Joka, për t’u shpjeguar lexuesve peshën jetike të të ushqyerit shëndetshëm, veçmas në një vend si Shqipëria ku ndërgjegjësimi mungon. Jeta e tij, kur as medikamentet nuk po funksiononin, mori kthesë kur nisi të kuptojë se çfarë duhet të eliminonte nga dieta e tij, e cilat ushqime të konsumonte. E rrëfen në librin “Burgu i shëndetit”, ku tenton të informojë, mbi risqet e industrisë së ushqimeve të përpunuara e të orientojë lexuesit drejt ushqimeve të shëndetshme. Botimi i Jokës, siç thotë, është një manual parandalues i shumë sëmundjeve, pasi ne jemi ç’ka hamë!
Titulli: “Zgjohu kërshëri”
Autor: Valbona Banka
Shtëpia Botuese: “Mediaprint”
Çmimi: 700 lekë
Janë skeptikë fëmijët mbi kthimin në vendlindje. Pas një kohe të gjatë largimi, nuk dinë se ç ‘mund t’u ofrojë Fshati i Bekuar, ku janë rritur prindërit e jetojnë gjyshërit e tyre. Atëherë shkrimtarja Valbona Banka tenton t’u zgjojë kërshërinë, e u zbulon ngadalë magjinë e natyrës, të lojërave të dikurshme, shijen e pakrahasueshme të ushqimeve bio, por mbi të gjitha rëndësinë e raporteve të shëndetshme me të afërmit e miqtë. Një rrëfim plot humor e batuta, shprehje që pasurojnë fjalorin e ilustrimet e Sindi Alit, ku natyrisht Banka përmes librit të saj i thotë ‘Zgjohu kërshëri’ edhe leximit.
Titulli: “Djali, urithi, dhelparani dhe kali”
Autor: Charlie Mackesy
Shtëpia Botuese: “Botart”
Çmimi: 1500 lekë
Është konsideruar si “Princi i vogël” i ditëve të sotme. Libri “Djali, urithi, dhelparani dhe kali”, me autor dhe ilustrues Charlie Mackesy vjen në shqip nga përkthyesi Sokol Mici. Mësimet filozofike të përcjella përmes dialogëve të 4 personazheve, dhe 100 ilustrimeve, kanë pushtuar mediet sociale, ndërsa përralla që të zhyt drejt vlerave të mirësisë, pafajësisë , dashurisë e raporteve miqësore, e ekranizuar, fitoi çmimin ‘Oscar’. Një libër për të gjitha moshat, që zbut zemrat dhe urtëson mendjet.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Në Librari' vjen me 3 tituj të rinj! Nga 'Shtëpia e verdhë' e Bashkim Hoxhës, 'Shi me baltë' i Mero Bazes te 'I rënë nga qielli' nga Tom Kuka
17 Nëntor, 14:25
-
‘Në Librari’ vjen me tre tituj të ri! Monografi për ‘Antikulturën’ e ‘68-s në Shqipëri, ‘Shtëpia e Zërave’ dhe ‘Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-s’
3 Nëntor, 07:39
-
Në Librari/ Triologjia e Natasha Lester! Një sagë dashurie, historia e dy grave të forta dhe jeta e modeles së ‘Vogue’! Libri i ri studimor i Prof. Dr. Bogdanit
20 Tetor, 11:19
-
Në Librari/ Katër titujt e rinj për këtë fundjavë, ‘Dy gratë e një burri’, ‘Theofan Popa - martir i shkencës’, ‘Demonët e demokracisë’, ‘Fshati me 13 sekrete’
5 Maj, 10:11
-
Në Librari/ 4 titujt e rinj për këtë fundjavë: ‘Vocërrakja’, ‘Vallëzim me hënën’, ‘Shqipëria e vjetër motorike’ dhe ‘Shitësja e ëmbëlsirave’
21 Prill, 13:16
-
Eglantina, sopranoja e 'Ditarit në vargje'! Enri, djali i mozaikëve të Beratit: Kalova një periudhë të errët, poezia e arti më shëruan! Vepra feministe ‘Gruaja e ngrënshme’
24 Mars, 13:42
-
‘Në Librari’/ ‘Heronjtë’ e artit, 20 mjeshtrit frymëzues për të rinjtë! ‘Qiriri i Jaseminit’, Evis Vyshka me libër për gratë e vrara! Një roman si ëndërr, nga fituesi i çmimit Europian Mifsud
17 Mars, 08:31
-
‘Në Librari’/ ‘Eposi dhe krahina e Mërturit’ nga Red Radoja! ‘Italiania’, historia e luftëtares së parë grua nga Kalabria! Ester Gjika: Amaneti i babait Viktor Gjika i përmbushur
10 Mars, 07:32
-
'Në librari'/ Frymëzoi imazhin e 'Borëbardhës', historia e Hejdi Lamar, divës së Hollivudit që donte të pengonte luftën! Baxhul Merkaj, miku i 'ikonave' të artit! 'City Spies', misionet e 5 agjentëve specialë!
18 Shkurt, 16:23
-
‘Në Librari’/ ‘Tingulli magjik’, Voshtina njeh vogëlushët me Operën! ‘Kokë e këmbë në dashuri’ një komedi romantike nga Tessa Bailey
11 Shkurt, 09:33
-
‘Në Librari’/ Ylljet Aliçka me ‘Histori njerëzish të zakonshëm’! 'Vajzat e Jaltës', të fshehtat e Çërçill, Rusvelt e Heriman! 'Porosia e njëmbëdhjetë' nga Egli Goce
4 Shkurt, 11:23
-
‘Në Librari’/ Si nisën mjeshtrat e hershëm fotografinë, mes 15 portreteve dhe Parashqevia! Luigj Gurakuqi dhe dorëshkrimet pas vdekjes, babë e bir në një botim
21 Janar, 08:45