Titulli: “Dollia”
Autor: Sherif Bundo
Shtëpia Botuese: “Mediaprint”
Çmimi: 1000 lekë
E konsideron si kumt të trashëgimisë kulturore shqiptare autori Sherif Bundo “Dollinë”. Në monografinë jo klasike dedikuar kësaj vlere, sipas tij autentike të trevave tona, ai sjell historikun, ritualet që e shoqërojnë, shtrirjen dhe shkaqet se pse “Dollia” shqiptare, njësoj si polifonia, duhet të njihet si trashëgimi e “UNESCO-s”.
Titulli: “Abanozi”
Autor: Ryszard Kapuściński
Shtëpia Botuese: “Papirus”
Çmimi: 1200 lekë
I ndarë në kapituj, libri “Abanozi-në hijen e diellit” i Ryszard Kapuscinskit, fton lexuesit në një rrugëtim, nga autori të jetuar, në realitetin afrikan të viteve ’50, ’60 e ’70. Një dëshmi autentike me episode të jetës së Kapuscinskit si reporter, ku ka nga përditshmëria, aventurat e anekdotat tek situatat e rrezikshme të sulmeve të luftëtarëve, mungesës së ujit në shkretëtirë, apo sëmundjeve si malaria me të cilat ai vetë u përball. Ngjarjet në librin e sjellë në shqip nga përkthyesi Astrit Beqiraj, mbërrijnë deri në Shqipërinë komuniste.
Titulli: “Jetë të humbura”
Autor: Dëfrim Çeka
Shtëpia Botuese: “Vision Priting”
Çmimi: 800 lekë
Dëfrim Çeka debuton me librin e tij të parë. Shoqëruar me përjetimet personale të autorit dhe mbi histori për të të njohura, “Jetë të humbura” është më shumë se një novelë. Ç ‘ndodh me jetën e një jetimi në Aleda. Nga keqtrajtimet në jetimore tek përballja me jetën pa asnjë mbështetje, ëndrrat e përsiatjet e protagonistit Val në dyshemenë e ftohtë e me stomakun bosh... A do ta tjetërsojë realiteti i ashpër personazhin?! Një libër rrëngjethës, përmes të cilit, lexuesi njihet me indiferencën vrastare të shoqërisë, por edhe pastërtinë e tragjizmin e një dashurie e sinqertë. Në këtë rrëfim në vetë të parë, historia personale e Valit, zbulohet gradualisht, bashkë me misterin e personazheve që e shoqërojnë, duke e kapur lexuesin, por edhe protagonistin në befasi...
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
49%
-
Jo
37.1%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1190
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Në Librari’ me 3 tituj: Monografi për Arben Bajon, ‘Më quajnë Lusi Barton’ e ‘Donika dhe Gjon Kastrioti Skënderbeu në Itali’! ‘Tim biri’ te ‘Melodia e Vargut’
5 Janar, 07:31
-
‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut
29 Dhjetor 2024, 07:22
-
Tre tituj të rinj: "Antologjia e poezive më të bukura në botë", "14 këngë popullore shqiptare" e "Fatmir Haxhiu, Piktori i historisë"! 'Melodia e Vargut' tek poezia e Merinit
22 Dhjetor 2024, 08:57
-
‘Në Librari’ vjen me tre tituj të rinj! ‘Dollia shqiptare’ nga Sherif Bundo, ‘Shtatë dritare’ nga Virion Graçi dhe ‘Gjenocidi serb kundër shqiptarëve’
15 Dhjetor 2024, 08:00
-
Tre tituj të rinj 'Në Librari’: 'Letrat që nuk m’i dërgove kurrë të Irena Shabanit, 'Muri i heshtjes' i Gani Mehmetajt dhe 'Hënat e fundit' nga Furio Bordon
8 Dhjetor 2024, 07:52
-
‘Në Librari’ vjen me tre tituj të rinj! Nga ‘Paraleli 42’, ‘Tekno-Broni’ te ‘Rrezefati’
1 Dhjetor 2024, 12:40
-
'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'
24 Nëntor 2024, 10:50
-
'Në Librari' vjen me 3 tituj të rinj! Nga 'Shtëpia e verdhë' e Bashkim Hoxhës, 'Shi me baltë' i Mero Bazes te 'I rënë nga qielli' nga Tom Kuka
17 Nëntor 2024, 14:25
-
'Në librari', tre titujt për këtë fundjavë: ‘Përrallëtarët e gjuhës shqipe’, ‘Në mbrojtje të arsyes albanologjike’ dhe ‘Pse e përqeshin shoqet Martinën’
10 Nëntor 2024, 08:11
-
Një librari në Tiranë me emrin e atit jezuit, Zef Valentini. Hapësira e re me botime të larmishme e gjithëpërfaqësuese
5 Nëntor 2024, 13:54
-
‘Në Librari’ vjen me tre tituj të ri! Monografi për ‘Antikulturën’ e ‘68-s në Shqipëri, ‘Shtëpia e Zërave’ dhe ‘Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-s’
3 Nëntor 2024, 07:39
-
Pas ‘Apostullit’, Ikonomi sjell Fan Nolin ‘Rebel’! ‘Tri jetët e zotit P”, një roman për dashurinë për pushtetin! ‘Vegjetariania’ e nobelistes Han Kang
27 Tetor 2024, 15:33